NJË SHFAQIE
NDRYSHE .............NJË EMOCION
NDRYSHE
Grupi i vullnetarëve “Teatri i Integruar i Tiranës” në
bashkëpunim me “Eksploruesit – Albanian Beauty” ditën e martë me datë 26 mars
ju ftonë të bëheni pjesëmarës e një iniciative unike në Shqipëri. Gjimnazi
“Ashtjeven Gjecovi” në qytetin e Laçit për fëmijët me aftësi të kufizuar, në
Pallatin e Kulturës në Laç sjell në skenë komedin “I pangopuri”. E realizuar
nga fëmijët e këtij gjimnazi, me pak fjalë nga një kast teatror unik, kjo
shfaqie do të përcjellë tek ju një emocion unik!
Ju ftojmë që të gjithë të kontribojmë për këtë shfaqie
bamirësie, të mbushim sallën e Pallatit të Kulturës që këta fëmijë të veçantë të
ndiejnë përkrahjen tonë dhe të mos ndihen vetëm.
T’iu tregojmë gjatë 2 orëve të shfaqies që ata nuk janë
dhe s’kanë për të qenë kurrë vetëm!
Nisja bëhet në orën 14:00 tek sheshi Nënë Tereza dhe
kthimi ne Tiranë në orën 18:30.
Kosto për person është 700 lek ku përfshihen transporti Tiranë – Laç – Tiranë
(500) dhe bileta e shfaqies (200 lek).
Të gjitha të ardhurat të mbledhura nga kjo shfaqie do të
shkojnë për të plotësuar sado pak nevojat e fëmijëve me aftësi te kufizuar
nëpër qytete të tjera.
Për rezervime dhe më shumë informacion kontaktoni
C: +355693771019 (me sms)
F: eksploruesit – albanian beauty. fan
page - facebook.com
Faleminderit!!!
Nessun commento:
Posta un commento