07 marzo 2013

Perfundon moratoriumi i skafeve pas 7 vjetesh....03.2013

02/03.2013
Perfundon moratoriumi i skafeve pas 7 vjetesh
Skaf ne Dhermi
Me fillimin e marsit merr fund edhe bllokimi 7 vjecar per lundrimin e mjeteve motorrike ne brigjet  ujore shqiptare. 

Pas kesaj periudhe disa vjecare ku operatoret turistike kane qene te ndaluar te zhvillojne bisnesin e tyre edhe me sporte e ujit dhe lundrimet ne det, per sezonin e kesaj vere ata mund te investojne edhe ne kete drejtim. Deputeti Opozites Artan Gaci qe edhe ka qene propozues i amendimeve per heqjen e moratoriumit qe perpara dy vjetesh e sheh perfundimin e bllokimit te ujerave shqiptare si mundesi per frymemarrje te turizmit vendas, duke gjeneruar te ardhura qe ne keto vite i kane munguar ekonomise shqiptare per kete shkak.. Skadimi i afatit te moratoriumit thote deputeti socialist Gace do ti jape frymemarrje edhe peshkimit qe ne keto vjete u demtua gjithashtu nga kjo mase absurde sic e quan ai.  Dy vjete me pare PS propozoi shfuqizimin moratoriumit , ndersa pati edhe amendime nga vete deputete te PD qe kerkuan zbutjen e tij, por asnje nga keto propozime nuk u hodhen ne votim.http://uneflas.al/artikull.php?id=242936



Vlorë - Heqja e moraturiumit të skafeve pas 7 vjetësh , pritet të japë një impakt pozitiv për ekonominë në qytetin e Vlorës. Kryetari i Dhomës së Tregëtisë Arben Beshani thotë se do të rritet ndjeshëm numri i turistëve të huaj dhe i mjeteve lundruese që do të vizitojnë Vlorën. Për sezonin turistik veror, fluks në rritje, pritet të ketë edhe porti i vetëm i jahteve në Orikum. "Vërtetë gjatë këtyre shtatë vjetëve ne e kemi ndjerë në mënyrë të jashtëzakonshme mungesën e skafeve në detin e Vlorës. Janë shumë të ardhura, që me një llogaritje që kemi bërë janë me miliona euro të humbura gjatë këtyre viteve. Por çdo gjë e kaluar quhet e mbyllur. Tani ne shpresojmë që dhe porti i Vlorës të mos jetë më një port i mallrave, po turistik vetëm me skafe tragete dhe vela", tha Arben Beshani, kryetari i Dhomës së Tregëtisë së Vlorës. Memorandumi i skafeve që ka qenë në fuqi prej 7 vjetësh në vendin tonë. Sipas kreut të Dhomës së Tregëtisë në Vlorë dëmi ekonomik i shkaktuar në këto shtatë vjet ka qenë tepër i madh dhe gjithpërfshirës për qytetin bregdetar. 
 Festim Llanaj
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/58611/ALB

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate