...Ilirjan Gjika lindi në qytetin e Fierit më 19 Nëntor 1973.
http://www.t669.net/index.html
Pasi mbaroi Shkollën e Mesme të Përgjithshme "Perikli Ikonomi" në Fier, vazhdoi studimet e arsimit të lartë të Universitetit Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Histori - Filologji-së, dega Histori - Gjeografi gjatë periudhës 1992-1996.
Pas diplomimit erdhi eksperienca në punë.
Në Shtator të vitit 1996 emërohet si mësues i historisë në Shkollën e Mesme të Përgjithshme "Zhani Ciko" në Patos. Pas 3-vjet pune si arsimtar transferohet në Shtator të vitit 1999 si mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme jo publike "Mësonjtorja Dertliu" në Fier. Po prej këtij viti vazhdon të jetë lektor për probleme të historisë dhe etno-kulturës pranë ''Tv Kombi'', Fier.
Në Shtator të vitit 2001 deri në Shtator 2003 jep mësim në bangat e Shkollës së Mesme të Përgjithshme "Janaq Kilica", Fier.
Viti shkollor 2003-2004 e gjen si nëndrejtor në Shkollën e Mesme të Përgjithshme jo publike "Bota e Diturisë", Fier.
2004 - e në vazhdim, si lektor për probleme të historisë dhe etno - kulturës pranë Tv rajonal ''Apollon'', Fier, si dhe bashkëautor në emisionin e përjavshëm "Gjurmime arkeologjike dhe historike" po të këtij stacioni televiziv.
Shtator 2004 - Shtator 2006 punon si mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme jo publike "Bazat e Shkencës", Fier.
Në Shtator të vitit 2006 e deri sot punon si mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithshme jo publike "Numani", Fier.
Gjithashtu iu bë oferta dhe paralelisht jep leksione si Petagog Historian në Universitetin jo publik "Kristal" në qytetin e Fierit gjatë vitit shkollor 2008-2009. Një nderim ky pas atij i vitit 2000, e në vazhdim, me aprovimin si "Kryetar i Shoqatës së Historianëve Fier".
Në 2009 dekorohet në Burrel të rrethit të Matit si "Studiues i vitit" me titullin "Penda Budi"
Krahas punës është marë në mënyrë të rregullt gjatë periudhës 1996 - 2008 si pregatitës dhe lektor në kurset para-universitare për konkurset e shkollave të larta në degët: Juridik, Shkenca Politike, Histori, etj.
Pas një eksperiece dhe studimeve historike shumë vjeçare erdhi si rezultat botimi i librit të historisë së Fierit "Fieri në shekuj" botim ky i vitit 2004. Po në këtë vit del në botim monografia historike "Bir i denjë i Libohovës". Tezat më të njohura të punimeve të tij janë: ''Argumentimi i fakteve se Shën Pali nuk ka predikuar në Apoloninë e Ilirisë'' dhe se ''Kastriotët ishin me origjinë nga Mati''.
Gjithashtu Ilirjan Gjika ka qenë një nga lektorët kryesorë në prezantimet e librave të autorëve shqiptarë si: Prof.Dr. Pellumb Xhufi, Prof.Dr. Bardhosh Gaçe, Prof.Dr. Selman Sheme, Dramaturgu Ekrem Kryeziu, Mustafa Nano, Maku Pone, Jakov Milaj, Shpresa Musaj Omer, Kristaq Shtëmbari etj.

Vëllimi historik i Ilirjan Gjikës shtohet dhe me shumë artikuj studimor si:
"Themelimi i qytetit të Fierit". Gazeta "Myzeqeja", 20 Prill 2001.
"Monumente të Kultit në Myzeqe dhe ngjarjet historike". Gazeta"Myzeqeja", 19 Shkurt 2001, Fier.
"Manastiri i Ardenicës". Gazeta "Ballkan", Tiranë 14 Gusht 2002.
"Manastiri i Apolonisë". Gazeta "Fjala", Tiranë 8 Gusht 2004.
"Cili është misteri i madh i Shën Kozmait". Gazeta "Koha Jonë", Tiranë 16 Gusht 2004.
"Fieri i vjetër, stacion i rrugës Egnatia". Gazeta "Buletini informativ", Fier, Nëntor 2004.
"Vrionasit dhe qyteti i Fierit". Gazeta "Buletini informativ", Fier Janar 2005.
"A është Gllavinica mesjetare Ballshi i sotëm". Gazeta "Fjala", Tiranë 24 Prill 2005.
"A e ka vizituar Shën Pali Apoloninë". Gazeta "Fjala", Tiranë 12 Qershor 2005.
"Përsëri për Epitafin e Gllavinicës". Gazeta "Fjala", Tiranë 3 Korrik 2005.
"Dasma e Skënderbeut". Gazeta "Fjala", Tiranë 24 Korrik 2005.
Bashkë autor në Guidën Historike Kulturore "Fieri" Tiranë 2005.
"Berati qyteti kështjellë". Gazeta "Fjala", Tiranë 20 Nëntor 2005.
"Elbasani qyteti i Mehmet pushtuesit". Gazeta "Fjala", Tiranë 16 Janar 2006.
"Përse e quajtën Kisha e Shën Gjergjit". Gazeta "Buletini informativ", Fier Shkurt 2006.
"Kryengritja e Fierit 1935". Gazeta "Buletini informativ", Mars 2006.
"Leon Rei, Arkeologu francez që zbuloi Apoloninë". "Gazeta Shqiptare", Tiranë 30 Prill 2006.
"Trekendëshi Has-Dibër-Mat, origjina e vërtetë e Kastriotëve". Gazeta "Temp", Tiranë 14-21 Maj 2006.
"Kalaja e Vlorës dhe shkrime të tjera". "Gazeta e Vlorës" 2006.
Autor i pjesës historike në "Fieri 2006" Udhërrëfyes (botim informativ) Maj 2006, Fier.
"Bardhyl Angjeli, njeriu dhe basketbollisti". Gazeta "Buletini informativ", Qershor 2006.
"Trekëndëshi Has-Dibër-Mat". (ribotim) në Gazetën "Dita - Jug" Gjirokastër 15 Gusht 2006.
"Media e shkruar në Fier". Gazeta "Vlora", 11 Shtator 2006.
"Ali Asllani, poeti i dashuruar me Apolloninë". Gazeta "Buletini informativ", Fier Tetor 2006.
"Arkeologjia në Apoloni". Gazeta "Buletini informativ", Fier Nëntor 2006.
"Nga fusha e qymyrit në majën e basketbollit". Gazeta "Buletini informativ", Fier Dhjetor 2006.
"Gjiri i Vlorës dhe Marina e Orikumit". Gazeta "Metropol", Tiranë Mars 2007.
"Ku u themelua Vlora". Gazeta "Vlora", Vlorë 18 Mars 2007.
"Kepi I Rodonit". Gazeta "Metropol", Tiranë 12 Prill 2007.
"Dodona apo Dodonat". Gazeta "Metropol", Tiranë 15 Prill 2007.
"Apollonia, krishtërimi dhe Shën Pali". Gazeta "Metropol", Tiranë 16 Prill 2007.
"Një komandant bizantin i varrosur në Vlorë". Gazeta "Ndryshe", Tiranë 16 Korrik 2007.
"Kastriotët dhe origjina e tyre etnike". Gazeta "Ndryshe", Tiranë 23 Shtator 2007.
"Amantia dhe marrëdhëniet e saj në qendrat e tjera", Gazeta "Metropol". Tiranë 1 Tetor 2007.
"Albania GUIDE". Bashkë autor i guidës së Shqipërisë Prill 2008.
"Saranda GUIDE". Bashkë autor i guidës turistike të Sarandës Maj 2008.
"Fieri, qyteti i urave". Gazeta "Qyteti ynë", Fier Prill 2008.
"Donika Kastrioti". Gazeta "Standart", Tiranë 6 Shtator 2008.
"Kurjani". Gazeta "Standart", Tiranë 25 Dhjetor 2008.
"Nuk bindemi për Matin dhe Dibrën". Gazeta "Standart", Tiranë 17 Janar 2009.
"Si e pa Fierin Jakov Xoxa". Gazeta "Standart", Tiranë 2 Mars 2009.
"Kalaja e rrafshuar për sport". Gazeta "Standart", Tiranë 16 Mars 2009.
"Në tokën e bazilikave". Gazeta "Standart", Tiranë 5 Prill 2009.
"Historia të rishkruhet mbi fakte të vërteta". Revista "Emathia", Mat Prill 2009.
Nessun commento:
Posta un commento