13 marzo 2013

Konkursi I Kombëtar i Suvenireve të Korçës Udhëtimi Studimor



Konkursi I Kombëtar i Suvenireve të Korçës
                  Udhëtimi Studimor 
 12/03/2013
28 aplikantë, të cilët kaluan fazën e dytë të Konkursit të Suvenireve të Korçës, morën pjësë në një Udhëtim Studimor, i cili u organizua në rajonin e Korçës në datat  27 Shkurt – 1 Mars 2013.
Qëllimi i këtij udhëtimi studimor ishte që aplikantët e Konkursit të njiheshin më nga afër me Korçën,  artizanatet e saj, traditat, materialet, historinë dhe  trashëgiminë natyrore dhe kulturore si dhe të shërbente si burim frymëzimi për idetë e suvenireve që aplikantët do të propozojnë.

Dita e parë e udhëtimit studimor në Korçë u çel me një takim tek biblioteka “Thimi Mitko”, në të cilin u bë një prezantim i vlerave, traditave, folklorit dhe historisë së rajonit të Korçës. Në takim u morën mendime dhe sugjerime nga pjesëmarrësit, të cilët e vlerësuan këtë projekt tepër të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të marketingut të qytetit nëpërmjet suvenireve të frymëzuara nga vlerat dhe traditat e Korçës.

Pjesëmarrësit përveç vizitave në muzeumet më të rëndësishmë në qytet si Muzeu i Artit Mesjetar, Muzeu Kombëtar i Arsimit, turit turistik të qytetit të Korçës, vizituan edhe fabrikën e Birra Korçës, një atraksion tjetër të rëndësishëm turistik për vizitorët vendas dhe të huaj. Gjatë ditëve në vazhdim, udhëtimi studimor vazhdoi me vizita në disa site turistike të rajonit të Korçës si Voskopojë, Kamenicë, Boboshticë dhe Mborje.

Udhëtimi Studimor u vlerësua nga pjesëmarrësit tepër i vlefshëm jo vetëm për informimin kultural vetjak të tyre mbi vlerat e rajonit të Korçës, por shërbeu gjithashtu edhe si një aktivitet social, i cili nxiti nivele të kënaqshme të bashkëveprimit të pjesëmarrësve, krijimin e kontakteve interesante si dhe shkëmbimin e eksperiencave mes tyre.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate