04 marzo 2013

Hiking ne grykën e Murdharit “Në kërkim të gjurmës së Ciklopit” kete te Diele 10/03/2013 me Eksporuesit - "Albanian Beauty"



Hiking ne grykën e Murdharit “Në kërkim të gjurmës së Ciklopit”
Gryka e Murdharit ndodhet në verilindje të qytezës së Krabës. I ndodhur vetëm 45 minuta larg Tiranës, ky park natyror është një destinacion i përkryer për hiking dhe pikinik. Është e formuar nga shkëmbinj gëlqeror nga përroi homonim, degë e Erzenit. Gryka është e gjatë rreth 1 km, e thellë dhe e gjërë rreth 40 metra, duke marë trajtën e një kanioni mbreslënës. E përbëre me guva dhe shpella karstike të vogla, gryka e Murdharit është një eksosistem i gjithi për tu zbuluar këtë të dielë, me 10 mars.
Guida:
E diele 10/03/2013
• Në orën 9:00 bëhet nisja nga parku i lojërave “7 xhuxhat” tek rruga e Elbasanit. Pasi të kemi udhëtuar për 45 miunta, mbërrijmë në fshatin Krrabë.
• Nga fshati Krrabë do të nisim hiking për në grykën e Murdharit, Deri në vendin e caktuar për barbeque ecja do të zgjasë 2 orë.
• E gjitha guida, ku përfshihet eksplorimi i grykës dhe barbeque do të zgjase 5 – 6 orë. Në orën 15:00 do të jemi në fshatin Krrabë ku do të marim autobuzin për në Tiranë.
• Në orën 15:45 jemi në Tiranë.
Cmimi për person është 1’000 lek, ku përfshihen ; Transporti* Barbeque* Pijest* Frutat*

Për rezervime mund të kontaktoni në:
C: 0693771019
E: eksploruesit_albania@hotmail.com
F: eksploruesit-“albanian beauty”.facebook.com

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate