20 marzo 2013

Kultura arabe në Tiranë, mesazhe paqeje në një ekspozitë

Tiranë -  Mars 20,2013 - 14:41
Detaje interesante të kulturës arabe, të njohura shumë pak për një pjesë të madhe të shqiptarëve janë publikuar në një ekspozitë të celur në Muzeun Kombëtar. E organizuar në kuadër të javës arabe në Shqiperi, ekspozita sjell fotografi nga gjeografia e Arabisë Saudite, personazhe, veshje, por nuk mungon as arti bashkohor nëpërmjet pikturës dhe instalacionit. Të gjitha  përcjellin mesazhe sociale dhe paqeje.

"Ne duam që nëpërmjet kësaj ekspozite të tregojmë se ksuh jemi. Cdo artsit që ka marë pjesë këtu përcjell mesazhin e paqes, bashkëjetesës. Këto pamje janë pjesë e popujve arab. Unë këtë jam përpjekur ta përcjell nëpërmjet këtyre shalleve që përfaqësojnë disa kombe, por edhe nëpëmrjet kësaj loje shkronjash të alfabetit breil që arabisht përktehehen "Lufte" dhe "Dashuri", thotë Rashed Alshashai, piktor.

Në seksione të tjera të kësaj ekspozite transmetohet muzika tradicionale, por edhe historia e ndërtimit të  vendeve të njohura si Meka dhe Medina.

"Këtu kemi një pejsë të historisë sonë. Hisotirsë së ndërtimit të vendeve të pelegrinazhit, arkitekturës së tyre dhe projektet e zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të infrastrukturës", thotë Osman Bakur Gazzaz, drejtor i kërkimit në  Umm Al-Qura University. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 mars.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate