14 marzo 2013

Promovohet paketa e mbështetjes logjistike për Shërbimin Arkeologjik 3/2013


slide_im_mtkrs-tika

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), ka financuar nga Programi i Bashkëpunimit Ndërqeveritar, midis Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Turke, paketën me pajisje logjistike për Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik (ASHA), në një fond rreth 41 mijë Euro.
Në këtë kuadër, në prezencën e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi, Ambasadorit Turk në Shqipëri Z. Hasan S. Ashan dhe Koordinatorit të Programit TIKA Z. Jahja Gylseven, në ambientet e MTKRS, u zhvillua ceremonia e prezantimit të paketës së asistences.
Projekti i realizuar në bashkëpunim me Agjensinë e Shërbimit Arkeologjik konsiston në terheqjen e pajisjeve të teknologjisë së fundit, duke përmirësuar kushtet e punës së arkeologëve në proceset e kërkimit, identifikimit të zonave me vlera arkeologjike si dhe rekuperimit të objekteve me rëndësi.
Në këtë takim, Ministri Bumçi shprehu mirënjohjen për ndihmën që Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhënë gjatë viteve të fundit në fushën e Mjekësisë Sportive, në fushën e Turizmit me hapjen e Zyrës së Informacionit Turistik në Rinas, dixhitalizimin e arkives së Bibliotekës Kombëtare si edhe me marrëveshjen e bashkëpunimit për restaurimin e monumenteve të kulturës.
Nga ana e tij, Ambasadori Turk në Tiranë, Z. Hasan S. Ashan, përshëndeti bashkëpunimin e frytshëm me MTKRS, duke nënvizuar prezencën tashmë të konsoliduar që ka institucioni i TIKA’s në Shqipëri. Sipas Z. Ambasador, kjo paketë asistence do të ndihmojë punen e arkeologëve për identifikimin dhe nxjerrjen e objekteve, duke marrë në konsideratë pasurinë dhe vlerat arkeologjike që paraqet Shqipëria.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate