11 marzo 2013

Zona turistike nga Durrësi deri në Kavajë nuk do të ketë më derdhje të ujrave të zeza në det duke filluar nga ky sezoni veror 2013


Durrës - Mars 10,2013 - 09:29
 Bregdeti nga Durrësi në Kavajë, drejt përfundimit punimet në rrjetin e kanalizimeve

Zona turistike nga Durrësi deri në Kavajë nuk do të ketë më derdhje të ujrave të zeza në det. Punimet për ndërtimin e rrjetit kryesor të kanalizimeve janë drejt përfundimit. Aktualisht punimet për lotin e dytë të investimit janë duke u kryer në zonën e plazhit.

Firma zbatuese e projektit është duke hapur kanalin krysor në zonën në afërsi të urës së Dajlanit në plazh, ndersa pjesa tjeter e magjistralit kryesor qe shkon nga Ura e Dajlanit deri ne impiantin e perpunimit ka perfunduar me pare.

Investimi në fjalë parashikon hapjen e kanalit dhe vendosjen e tubacionit që do të shërbejë më pas për mbledhjen e të gjitha ujërave të zeza të zonës turistike dhe zonës së banuar me qëllim që t'i dërgojë më pas në impiantin e përpunimit të këtyre ujërave në Shënavlash.

Punimet janë duke përparuar me shpejtësi dhe pas vendosjes së tubacionit nga Plepat deri tek ura e Dajlanit, do të vazhdohet me asfaltimin e rrugës së dëmtuar përkohësisht, me qëllim që ajo të jetë e përfunduar para nisjes së sezonit turistik.

Investimi ne fjale me fonde te Bankes Boterore ka vleren e 9.8 milion eurove dhe parashikon ndertimin e kanalizimeve nga Perroi i Agait ne kufi me komunen e Golemit deri në derdhjene  tyre ne impiantin e Shenavlashit.

Pas ketij procesi pritet te kete edhe nje faze te dyte dhe te trete qe do te kerkojne fonde te tjera per lidhjen e kanalizimeve sekondare dhe terciale nga zona e banuar dhe turistike per ne magjistralin kryesor qe eshte ne keto momente duke u ndertuar.
Aleks Kalemasi http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/58737/ALB#Xchiu    

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate