26 marzo 2013

BERAT/ Turizmi, zhvillohet konferenca rajonale mars/2013

BERAT – 25 Mars, 2013 | 12:26 pm
Shtimi i numrit të vizitorëve dhe ofrimi i një turizmi të qëndrueshëm ishte fokusi i diskutimeve mes përfaqësuesve të turizmit të vendeve nga i gjithë rajoni gjatë konferencës rajonale të zhvilluar në Berat. Projekti “Museum culttour”, i financuar nga BE-ja, pasi ka mundësuar zhvillimin e një takimi në Itali për përmirësimin e situatës së turizmit në rajon, është ndalur dje edhe në qytetin e UNESCO-s, Berat. Ky qytet synon të ofrojë turizëm të qëndrueshëm dhe cilësor. Ndër objektivat e këtij programi është edhe forcimi i turizmit nëpërmjet krijimit dhe promovimit të programeve që përfshijnë sitet ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore. Përfaqësuesi i projektit për Beratin, historiani Ajet Nallbani, u shpreh se ky projekt do të realizojë prezantimin dhe reklamimin efikas të muzeve e koleksioneve muzeale, krijimin e kushteve turistike.                 
 d.xh

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/25/berat-turizmi-zhvillohet-konferenca-rajonale/#ixzz2Ob9PXWZK

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate