29 marzo 2013

Aktiviteti kesaj fund jave 30/03/2013 te Ura e Mesit dhe ngjitje ne Kalane e Drishtit-shkoder,Albania me HighAlbania



Transferte me furgona per ne Shkoder. Ne Shkoder do te bejme nje ndalese tek bar -restorant-muze etnografik Tradita "Gege & Toske" ku pervec kafes ose dicka tjeter do te keni mundesi te shikoni edhe nje muze etnografik shume interesant. Me pas do te vazhdojme per ne fshatin Mes ku do te shikojme Uren e Mesit nje nga urat e gurit me te bukura dhe me te mirembajtura ne Shqiperi. Pas ndaleses dhe fotove tek ura e Mesit do te vazhdojme per ne Drisht qe eshte rreth 6 km nga ura e Mesit.  Kalaja e Drishtit eshte ne majen e nje kodre rreth 800 m mbi nivelin e detit. E gjithe ecja do te shkoje rreth 1.30-2 h. Me pas do te bejme edhe barbekyne ne nje nga lendinat ne brendesi te kalase. Pas barbekyse do te nisemi per ne Tirane duke bere nje pushim te shkurter tek qendra historike e Shkodres(tek Dugajet e reja, Kafja e Madhe, Gjuhadoli etj.). Me pas do te kthehemi ne Tirane.
Takimi si gjithmone ne oren 9.00 am mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar.
Cmimi: 1500 l/person per te rriturit dhe 1300 l/person per femijet (transport,barbeky,guide)
Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com,  069 40 31 232,  067 20 81 636

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate