26 marzo 2013

Maqedoni-Shqipëri, bashkëpunim për turizmin

25 Mars, 2013 | 09:25 am
Turizmi malor e ka kthyer Maqedoninë në një vend mjaft atraktiv për shqiptarët në stinën e dimrit. Krijimi i një tregu turistik të vetëm për Ballkanin Perëndimor po shihet nga të dyja vendet si mundësi e rritjes së bashkëpunimit në këtë sektor, me qëllim që të shtohet interesi i turistëve nga e gjithë bota. Nën kujdesin e Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë, agjencitë shqiptare për promovimin dhe mbështetjen e turizmit u njohën me ofertat e disa pikave turistike malore kryesisht në Mavrorë, Ohër si dhe pika të tjera turistike në Shkup. Operatorët turistikë shkëmbyen mendime se si mund të operojnë me një strategji të përbashkët për të rritur numrin e turistëve në të dy vendet. Në bazë të statistikave për muajin janar, të bëra publike nga enti shtetëror i statistikave, grekët (3417 persona) janë turistët që e vizitojnë më shumë Maqedoninë. Pas tyre vijnë shqiptarët, ku për muajin janar rezulton se kanë vizituar Maqedoninë 2210 turistë. Ndërkohë, rreth 400 mijë maqedonas vizitojnë vendin tonë në një vit, kryesisht në stinën e verës. “Gjatë këtij turi u zhvilluan takime biznesi mes operatorëve turistikë të dy vendeve, ku kryefjala ishte bashkëpunimi dhe krijimi i një tregu turistik të vetëm për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh drejtuesi i “Invest Macedonia – Tiranë”, Fatos Mustafa.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/25/maqedoni-shqiperi-bashkepunim-per-turizmin/#ixzz2Ob7zMKRr

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate