Via Egnatia (Rruga Egnatia) filloi të ndërtohej nga gjysma e dytë e shekullit te dytë p. e. s si një "urë" komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior.
Realizues i veprës ishte gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe ne gurin miliar i gjetur ne vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius për te cilin nuk dihet asgjë përveç emrit dhe fuksionit, Proconsul.
Për herë të parë rruga përmendet nga historiani grek Polibi, në vitin 120 p.e.s e më vonë historiani tjetër grek Straboni. Në fillim, Egantia kishte karakter ushtarak, e lidhur kjo kryesisht me luftrat romako-maqedonase deri në vitin 16 p.e.s.
Me anën e një ure të periudhës romake ndërtuar me harqe tullash, rruga Egnatia kalonte nga ana e djathtë në të majtë pasi bregu i djathtë nga ky vend e deri në Përrenjas është mjaft i thepisur. Me kalimin e Shkumbinit, rruga i ngjitej shpateve veriore të malit të Polisit.
Në Qukës, Rruga Egnatia ulej poshtë në lumin e Shkumbinit për të kaluar tashmë nga malet e Polisit majtas lumit, në të djathë të lumit Shkumbin siç ndiqet sot rruga Qukës-Prrenjas. Këtu Shkumbinin, rruga e kalonte mbi një urë me tre harqe guri e gjatësi 70m, mbeturinat e së cilës ruhen ende rreth 500 m para hyrjes në Qukës.
Sipas Tabulës Peutingeriana gjatësia e Rrugës Egnatias nga Dyrrahum në Kostandinopojë arrinte 264 milje romake ose e thënë ndryshe 390.7 km, duke qenë kështu rruga më e shkurtër që lidhte Europën Perëndimore me Azinë.
Prof. Dr. Valter Shtylla flet per Portat e Arta të Via Egnatias në Ballkan dhe në Shqipëri. Madje, ajo që është dhe më e rëndësishmja ngelet fakti se dy prej këtyre Portave (Golden Gates), kanë qenë pikërisht në vendin tonë dhe më konkretisht në Durrës dhe Elbasan. Gjurmët e këtyre Portave ekzistojnë edhe sot në Durrës, si dhe në Elbasan. Gjurmët e Portës së Artë në Kalanë e Durrësit dolën pas prishjes së godinës së ish Shtëpisë së Pionierit karshi Inter Klubit. Ajo ndodhet në murin më të hershëm të kalasë muri i shek.III-IV të erës sonë ndërtuar me tulla. Punimet e çlirimit të kryera në fundin e vitit 2000 evidentuan konstruksionin e Portës së Artë të Durrësit. Nën asfaltin e rrugës doli gjurma e fillimit të qemerit të madh me tulla, në mbështetjen e djathtë të saj. Pas llogaritjeve ky qemer rezulton me hapësirë drite rreth 9.6 m. Djathtas tij ndodhet qemeri i vogël i kalimit të këmbësorëve me hapësirë drite 2.5 m. Qemeri i majtë nuk ruhet, por gjurmët e tij mund të jenë nën lulishten pranë. Porta e Artë e hyrjes së Via Egnatias në Dyrrachion dhe në vetë gadishullin ballkanik ka formë klasike. Një hark i madh qëndror për kalimin e qerreve me dy harqe simetrike më të vegjël anash për kalimin e këmbësorëve. Në vitin 1914 qemeri i madh ka qënë i ruajtur plotësisht.
Portë të Artë të Via Egnatias duhet të ketë pasur dhe në fazën më të hershme të Kalasë së Elbasanit, shekulli i IV i erës sonë. Në fortifikimin e Scampias (Elbasani) Via Egnatia hynte në mesin e murit perëndimor pranë muzeut të luftës dhe pasi përshkonte qytetin dilte nga lindja. Nga Golden Gate i Scampisit nuk ruhet asgjë në këmbë përveç fondamenteve arkeologjike të nëndheshme. Siç vërehet nga gjurmët e kullave në daljen e Via Egnatias, në Scampis hyrja e dalja e Via Egnatias kanë pasur një strukturë tjetër, të paktën gjykuar nga faza mesjetare, pasi sqarimi i fazës antike kërkon gjurmimin arkeologjik. Portat me qemere nga të dy anët mbroheshin me kulla gjysmë rrethore që dilnin jashtë mureve gjatësore.
— a Elbasan.Realizues i veprës ishte gjykatësi romak, për të cilën shkruhej dhe ne gurin miliar i gjetur ne vitin 1974, Cnaeus Egnatius i biri i Caius për te cilin nuk dihet asgjë përveç emrit dhe fuksionit, Proconsul.

Nessun commento:
Posta un commento