14 marzo 2013

Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e Dites se Verës në Tiranë 14/03/2013, karaoke, teatër e lojëra në rrugë



TIRANE -
 
13 Mars 2013 - 16:01
Të enjten kremtohet 14 Marsi, Dita e Verës. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizatorët kanë përgatitur aktivitete të shumëllojshme për festimin e kësaj dite. Bashkia e Tiranës fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e gëzimit të Ditës së Verës, pavarësisht moshës.

Drejtori i Kulturës, Alban Skënderi bëri të ditur se më 14 Mars, Tirana do gëlojë nga aktivitetet e ndryshme kulturore që kanë si synim, argëtimin e banorëve dhe të gjithë atyre që vijnë në kryeqytet për të festuar këtë festë, simbol i ardhjes së Pranverës.

Aktivitetet e shtrira përgjatë rrugës “Murat Toptani”, parkut “Rinia”, përpara Galerisë së Arteve, tek “Vëllezërit Frashëri”, sheshi “Nënë Tereza” dhe Liqeni Artificial do të fillojnë që në mëngjes dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje.

Në rrugën “Murat Toptani”:
• Panairi i artizanatit dhe luleve
• Ansambli “Tirana”
• Banda Frymore
• Akademia e Hollwood-it

Sheshi përpara Galerisë së Arteve:
• Shkolla e Baletit
• Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja”

Parku Rinia:
• Lojëra popullore
• Animatorë
• Cirku Kombëtar i Tiranës

Sheshi “Vëllezërit Frashëri”:
• Teatri i Metropolit

Liqeni Artificial i Tiranës:
• Akademia “Robert Radoja”

Sheshi “Nënë Tereza”:
• Karaoke

(er.nu/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate