07 marzo 2013

shpërdorim të fondeve të donatorëve lidhur me Muzeun e ndërtuar në kalanë e Gjiroakstrës. 03/2013

01/03/2013
Muzeu i kalase se Gjirokastres, akuza per vjedhje
Apollon Bace kreu i Institutit të Monumneteve të Kulturës ka folur për abuzime dhe shpërdorim të fondeve të donatorëve lidhur me Muzeun  e ndërtuar në kalanë e Gjiroakstrës. 

Bace gjithashtu ka pranuar dëmtimet masive dhe grabitjet në monumnetet e kulturës dhe ka paralajmëruar instalimin e sistemeve të alarmit në të paktën 51 objekte të tilla. Kreu i Monumenteve të kultuzrës ishte në Gjirokastër për të prezantuar fazën e dytë të një projekti me fonde gjermane për ndricimin e zonës muzeale. Akuza lidhur me abuzimin e fondeve të Ambasadës Amerikane për muzeun e Kalasë ka shprehur nga qyteti i Gjirokastrës drejtuesi i Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Bace, sipas të cilit projek-tideja e këtij muzeu tashmë është kthyer në një ekpozitë të thjeshtë fotografike. Abuzime shperdorim fondesh dhe zhvendosje totale prej idesë qëndrore i ka etiketuar Bace aktivitetet që i paraprinë krijimit të një Muzeu të ri një kalanë e Gjiroakstrës. “Pomund të them që lidhur me këtë cështje kam qënë një ndër zërat jo dakort në komisionin e muzeumeve, duke e kundërshtuar edhe idene që ky muze përfundoi si një ekspozitë. Gjirokastra ka mjaft objekte për tu pasqyruar ndërsa aty u vendos një stendë e Enver Hoxhës për të cilën unë isha dakort, po projektuesi dhe zbatuesi i saj Sadi Petrela veproi për këtë “muze “ me kokën e tij duke dalë nga  madje edhe nga linjat të cilat ne kemi percaktuar. Aty ka një abuzim me fondet duke marë parasysh edhe shumën ekstreme, ne ende nuk po arrinjmë të gjejmë një fond të tillë për të shpëtuar muzeumin e Durrësit, ndërkaq që ai i Apollonisë u bë me një fond prej 90 mijë dollaresh prandaj abuzimi dhe dalja nga linja janë flagrante. I pyetur mbi prespektivën e mëtejshme të muzeut Bace tha se duhet riparë ekspozimi i objekteve në muze për të mos mbetur thjesht një ekspozite fotografike. Kjo është abuzim theksoi Bace. Bace nga Gjirokastra komentuar gjithashtu riskun masiv që po përballin monumentet e kulturës në të gjithë vendin dhe vështirësitë për mbrojtjen e tyre. Ne, tha Baçe kemi përgatitur listën mbi objekte kryesore monument kulture, duke përfshirë 51 kisha në vend  për të cilat do të instalohet sistemi i alarmit. Është një sistem i cili funksionon me anë të panele diellore dhe sistemi do te jetë i lidhur me struktuart policore e komunat i cili aktivizohet në momentin kur dikush mund te hyjë në kisha. Ka një kosto prej  150-200 mijë dollarë në të cilat do të përfshihen fillimisht  objektet më të rëndësishme si Onufri, Kisha AtNikolla etj e më pas do të flitet për objektet e tjera. Sipas kreut të Monumenteve të Kulturës rastet e grabitjeve janë të paprecende dhe kanë një tendencë shkatërimi. Apollon Bace ishte në Gjirokastër për të lancuar fazën e dytë të një projekti ndricimi për Pazarin karakteristik dhe qendrën historike.Projekti financohet nga Qeveria Gjermane dhe ka një vlerë prej 150.000 EURO  dhe pritet të vihet në eficencë përgjatë vitit 2013 .Në këtë project janë të përfshira Ministria e Turizmit, Bashkia Gjirokastër dhe instituti i Monumenteve të Kulturës.

http://uneflas.al/artikull.php?id=242926

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate