DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
20 marzo 2013
Dëmtohet Kalaja e Libohovës mars/2013
17 Mars 2013 16:46
Reshjet e diteve te fundit kane renduar gjendjen e kalase shekullore te Libohoves. Vetem javet e fundit ne kete objekt, monument i kategorise se pare, jane shembur shkallet e krahut jugor. Krahas kesaj kalaja mbi qytetin e Libohoves prej vitesh vuan mungesen e kujdesit dhe restaurimit duke u kthyer ne nje strehe per kafshet shtepiake dhe bagetine. Ky fakt eshte denoncuar edhe nga deputeti socialist Auron Tare. Sipas tij monumentet kulturore, pjese e trashëgimisë, jane lene ne harrese te plote. Pak jave me pare drejtoria e Kulturës ne Gjirokastrër prezantoi nje projekt per restaurimin e kalasë se Libohovës, por qe pritet te marre miratimin nga instituti i monumenteve te kulturës ne Tirane. Kalaja e Libohovës eshte e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena rreth viteve 1800. Kete objekt qe sot eshte monument i kategorisë se pare ai ia beri dhurate motrës se tij.
http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=17390:demtohet-kalaja-e-libohoves&catid=43:kulture&Itemid=108
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento