07 marzo 2013

Aktivitet ne natyre dhe kulture per femije dhe prinder qe duan te fillojne levizjet ne natyre te shtunen 9 mars/2013 ne kalane Ilire te Dorezit shek. XI p.k. me HighAlbania




Transferte per ne fshatin Dorez ku ndodhet edhe nje liqen artificial shume i bukur.. Ecjen tone do ta fillojme nga liqeni. Kalaja Ilire e Dorezit ndodhet ne majen e te vetmit koder gelqerore te te gjithe zones. Ne majen e Kodres ku ndodhet kalaja do te keni mundesine qe te shikoni mure prehistorike qe i perkasin periudhes se shek. XI p.k te te njejtes periudhe me muret e kalase Ilire te Trenit ne Prespe. Gjithashtu do te shikoni rrenoja dhe disa fragmente te mureve rrethues te me vonshem te shek. IV p.k. Mbas nje pushimi te shkurter ne majen e kodres do te zbresim perseri tek liqeni ku dhe do te bejme barbekyne. Mbas barbekyse do te nisemi per ne Tirane.
Takimi si gjithmone ne oren 9.00 am mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar.
Cmimi: 1000 L/person per te rriturit; 800 L/person per femijet (transport,barbeky,guide)
Prenotonifisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232. 067 20 816 36

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate