26 marzo 2013

Mbahet premtimi.... Përfundon impianti i ujërave të zeza, Adriatiku i pastër per sezonin veror 2013

DURRES – 25 Mars, 2013 | 09:58 am
Këtë sezon veror bregdeti i Durrësit do të jetë i pastër. Duke nisur që nga data 1 prill, të gjitha ujërat e zeza që shkarkoheshin në det do të përfundojnë në landfillin gjigand të ndërtuar në Shën Vlash. Mësohet se ka përfunduar gjithçka, duke nisur që nga instalimi i rrjetit, deri te vënia në funksion e makinerive dhe pompave gjigante, si dhe janë bërë provat e para. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, Doklead Ademi, deklaroi se investimi ka përfunduar dhe pritet që këto ditë impianti të vihet në punë. Ademi garanton se këtë sezon bregdeti i Durrësit, por edhe i Golemit, do të jenë më të pastër se dikur, kur në zonë nuk kishin nisur ndërtimet. “Bregdeti i Durrësit është akuzuar ashpër për ndotjen dhe jo pa të drejtë. Është e vërtetë, pasi ndotja ka qenë në nivele të papranueshme, sepse shumë biznese dhe banesa, sidomos në zonën e Plazhit dhe të Golemit, ujërat e zeza i derdhnin në det. Tashmë ky fenomen do të marrë fund, me investimin e kryer. Impianti i Shën Vlashit ka përfunduar dhe më 1 prill vihet në funksion të plotë. Investimi garanton rehabilitimin e të gjithë zonës bregdetare, duke nisur që nga Ura e Dajlanit deri te Mali i Robit. Siç e thashë, gjithçka ka përfunduar dhe tashmë në det do të derdhet vetëm uji i shiut”, deklaroi Ademi. Investimi i mësipërm do t’i japë fund një herë e përgjithmonë ndotjes së detit, prej së cilës një pjesë e mirë e pushuesve e braktisën Durrësit. Tashmë impianti është në pritje të vënies në funksion për të sterilizuar ujin që thithet nga pompat në pika të ndryshme për të përshkuar më pas të gjithë gjatësinë, nga pjesa jugore e qytetit të Durrësit deri në Shën Vlash. Ky proces do të mundësojë grumbullimin e ujërave të zeza të objekteve të ndërtuara në zonën turistike, për t’u dërguar në impiantin e përpunimit në Shën Vlash, ku pasi të përpunohen, do të derdhen në det, por këtë radhë uji është i pastër. Shtrirja e rrjetit të mbledhjes së ujërave të zeza ka qenë i domosdoshëm dhe emergjent, sidomos në zonën turistike të Golemit, Pishat e Buta, Mali i Robit, Shkëmbi i Kavajës e në Plazh, ku ujërat e zeza vërshonin lumë në det. l.musaj

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/25/perfundon-impianti-i-ujerave-te-zeza-adriatiku-i-paster/#ixzz2Ob6mBg3r

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate