21 marzo 2013

Aktiviteti i ralles kete te shtune 23/03/2013, Ecje pergjate Grykes se Murdharit (monument natyre i Tiranes) by HighAlbania



Gryka e Murdharit ndodhet në verilindje të qytezës së Krrabës. I ndodhur vetëm 45 minuta larg Tiranës, ky park natyror është një destinacion i përkryer për hiking dhe pikinik. Është e formuar nga shkëmbinj gëlqerorë nga përroi homonim, degë e Erzenit. Gryka është e gjatë rreth 1 km, e thellë dhe e gjërë rreth 40 metra, duke marr trajtën e një kanioni mbreslënës. E përbërë me guva dhe shpella karstike të vogla, gryka e Murdharit është një eksosistem i gjithi për tu zbuluar.


Transferte per ne fshatin ne afesi te kanionit dhe Grykes se Murdharit. Ecjen tone do ta fillojme qe nga fshati duke ndjekur nje shteg te vjeter qe lidh fshatrat mbra malit me fshatin ku do te shkojme per te ardhur ne Tirane. Do te zbresim ne luginen e lumit per te pare kanionin si dhe Gryken e Murdharit monument natyre. Me pas do te kthehemi perseri ne fshat ku do te bejme edhe barbekyne. Pas barbekyse do te kthehemi ne Tirane.
Takimi si gjithmone ne oren 9.00 am mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar.
Cmimi: 1000 L/person per te rriturit,  800 L/person per femijet(transport,barbeky,guide)
Prenotoni:   fisnikmuca@yahoo.com,  069 40 31 232, 067 20 816 36

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate