10 marzo 2013

15-16-17 MARS 2013, nje fund jave ne zemren e Alpeve Shqiptare - RAZEM, Shkoder - 2 Netë 3 Ditë - All included 99 Euro me Klubin e Kampistave


15-16-17 MARS - RAZEM, Shkoder - 2 Netë 3 Ditë - All included 99 Euro 



1. Transporti (Tirane-Razem, Razem-Tirane)
2. Hoteli
3. Ushqimi (Mengjesi, Dreka, Darka + Qingji ne Hell ne Natyre)
4. PISHINE, SAUNA, Salla Fitnes, WI-FI, etj…
5. Guida
Per Rezervime dhe info te metejshme, ne nr: +355 69 65 838 70
.

Programi:

“Natyral Razma Resort” ndodhet ne Razem, 40km nga qyteti i Shkodrës. Pozicionohet në zemër të Alpeve Shqiptare. Razma ndodhet në lartësinë 1022m mbi nivelin e detit dhe zona njihet për klimën mesdhetare-kontinentale dhe mikro-klimën me vlerat kuratine të saj. E shpallur zonë turistike që në vitin 1935, nga Mbreti Zog, pikërisht për veçoritë klimaterike të zonës

Në Pishinën e mbyllur “Mrizi i Zanave”, me asistence falas për fëmijët, Natyral razma Resort ju ben te ndjeni shijen e plazhit në cdo stinë të vitit. Sauna dhe salla fitness ju shoqërojnë gjatë gjithë kohës Restoranti “Fiolla” dhe bari “Luleborë” në ambientet e brendshme të hotelit, bëjnë të kaloni një kohë mes së djeshmes, së sotmes dhe të nesermes, në një ndërthurje mes drurit, gurit dhe hekurit


Programi:

Dita I:
Nisja behet te premten ne oren 17:00 nga Tirana (Liceu Atristik “Jordan Misja”). Grupi zakonisht eshte i perbere nga 17-25 Persona. Gjate rruges do te behen ndalesa per t’u shplodhur (Nje ne Shkoder). Rreth ores 19:30 jemi ne Razem, pas akomodimit ne Resort, konsumohet darka, ushqim Bio karakteristike te zones. Pishina, Sauna, Salla e Fitnesitit jane opsione te ndryshme per te kaluar mbremjen si dhe nje feste me muzike, per ata qe nuk duan te flene para ores 02:00

Dita II: (Natyre)

Te shtunen, pasi mbarojme mengjesin rreth ores 10:00, behet nisja per te shijuar bukurite e fshatit turistik, ju kujtojme se do te ndodheni ne mbi 1000 m lartesi, e kontakti me natyren eshte i drejteperdrejte, ajri i paster i alpeve do te ju mbushe mushkrite, do t’ju gjalleroje dhe vitalizoje trupiin dhe mendjen tuaj. Per te shijuar sa me shume natyren, do te behet nje ecje rreth 1 ore per te pare te gjitha bukurite e zones perreth, si Liqene, Shpella, Lumenje, Ujvara. Per t’u ndjere sa me afer me natyren, organizatoret kane rezervuar dhe nje surpize te kendshme, duke organizuar dhe dreken ne natyre, Qingj ne hell, birra dhe produkte te zgares.
Pasi te kemi shijuar gjithcka, do te behet kthimi ne Resort.

Pasditja eshte e lire per te provuar opsionet qe ofrohen nga Resorti: Sauna, Pishine, Fitnes, Volejboll ose Futboll ne Natyre, etj etj. :-)

Mbremjen e te shtunes kemi menduar qe te orgaziojjme nje feste me muzike dhe kercim prane Oxhakut.

Dita III:

Rreth ores 10:00, pasi te keni ngrene mengjesin do te bejme dhe nje Guide ne Fshat, e cila zgjat rreth 1 ore.

Rreth ores 12:00, behet largimi, por ende s’ka perfunduar. Do te bejme nje ndalese ne nje nder qytetet me te vecanta jo vetem te Shqiperise por te te gjithe Ballkanit, ne te cilen takohen lumi, mali, liqeni dhe deti, element qe i kane dhene jete kultures shkodrane. Nje vizite te Pedonalja dhe disa vende te tjera karakteristike, do ta bejne me te bukur turin tuaj ne Shkoder.

Sigurisht qe nuk do te largohemi nga Shkodra pa viziuar dhe Uren e Mesit, nje nder urat me te vecanta ne Shqiperi, e ndertuar qe ne vitin 1769.

Dreken do ta konsumojme buze liqenit, ne Shiroke.

Rreth ores 17:00 do te behet mberritja ne Tirane.

Pagesa per kete aktivitet eshte 99 Euro per person ne te cilen perfshihen:
6. Transporti (Tirane-Razem, Razem-Tirane)
7. Hoteli
8. Ushqimi (Mengjesi, Dreka, Darka + Qingji ne Hell ne Natyre)
9. Perdorimi i PISHINES, SAUNA, Salla Fitnes, WI-FI, etj…
10. Guida




Per Rezervime dhe info te metejshme Kontaktoni ne nr +355 69 65 838 70.
Faleminderit qe beheni pjese e guidave tona, Klubi

Per me shume info te Kompleksit, klikoni ketu: http://www.natyralrazmaresort.com/
 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate