29 marzo 2013

Aktiviteti kesaj te diele 31/03/2013, Ngjitje ne malin e Krujes,Sari Salltiku,1176 m me HighAlbania


Transferte nga Tirana per ne qytetin e Krujes. Per tu ngjitur ne majen e Sari Salltikutdo te perdorim nje shteg te vjeter te shtruar me kalldrem te cilin vendasit e perdorin prej shekujsh per te shkuar ne vendin e shenjte ne majen e malit. Ne maje do te vizitojme shpellen e cila konsiderohet si vendi i shenjte ne fundin e te ciles eshte nje burim, uji i te cilit per vendasit eshte i bekuar.  Mbas nje pushimi te shkurter do te zbresim ne qytet po nga i njejti shteg. E gjithe ecja do te shkoje rreth 3 h, me ngjitje-zbritje 500-600 m. Me pas do te bejme nje shetitje ne pazarin e vjeter mesjetar te Krujes, kalane e Skenderbeut etj. Mbas nje kafeje ne nje nga bar-restorantet te kalaja do te kthehemi ne Tirane.
Takimi si gjithmone ne oren 9.00 am mbrapa pallatit te Kongreseve tek Play Bar
Cmimi: 1000 L/person (transport,guide)
Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 067 29 81 636
PS: Meqe koha parashikohet me shi vishuni me rroba te pershtatshme per shi ose merrni me vete nje cader. Gjithashtu merrni me vete nje pale kepuce te tjera si dhe ndresa qe te nderroheni nese lageni. Meqenese nuk mund te bejme dot barbekyne prej shiut merrni me vete ushqime : fruta, fruta te thata,biskota,cokollata,uje etj.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate