DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
29 marzo 2013
Nje Fund jave ne xhepin e Alpeve shqiptare, Thethi 6-7 prill 2013 me Explore Albania
THETH 6-7 Prill 2013
PROGRAMI
Nisja nga Tirana ditën e shtunë, 6 Prill 2013, ora 9.00, tek ish-stadiumi Dinamo. Do të ndalojmë në Shkodër për të ngrënë drekë. Do të marrim rrugën për Theth, të shoqëruar nga lumi Kir. Më pas do të fillojmë të ngjitemi në lartësi, duke admiruar peisazhin sa të egër, aq dhe të bukur të Veriut. Pasdite do të mbërrijmë në Theth, ku do të shikojmë një pjesë të Alpeve të mbuluara nga dëbora. Akomodimi do të bëhet në një nga shtëpitë karakteristike të Thethit, ku do të darkojmë pranë oxhakut me ushqime tradicionale, bio.
Pas mëngjesit me ushqime të freskëta të zonës, do të nisemi për të parë kullën e ngujimit, ujëvarën, kanionin dhe Syrin e Kaltër dhe do të admirojmë pamjen e Thethit dhe Alpeve madhështore të mbuluara nga dëbora. Do të hamë drekë e më pas do të udhëtojmë drejt Shkodrës, ku do të ndalojmë për një kafe pranë liqenit. Kthimi në Tiranë.
Çmimi 12.000 lekë/personi. (të gjitha të përfshira)
Përfshihet:
Udhëtimi me auto 4x4, dreka, darka, fjetja, mëngjesi, dreka e të dielës, guida, ndalesa për kafe.
Për Prenotime:
Cel/SMS: 066 288 288 9
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento