20 marzo 2013

Leon Rei, arkeologu i madh francez me trup në Paris e mendje në Apolloni

FIER- 20 Mars 2013 - 16:59
Pavarësisht se kishte pasaportë franceze dhe zyrtarisht i mungonte nënshtetësia shqiptare, arkeologu i shquar francez, Leon Rei, mbeti shqiptar me mendje e zemër, po aq sa edhe francez. 

Për të nderuar kontributin e tij, një nga rrugët kryesore të Fierit mban emrin "Leon Rei", ndërkohë që bashkia e ka vlerësuar me titullin ”Qytetar Nderi” . 

Në kuotën më të lartë të Apollonisë, aty ku ai dikur kishte ngritur”selinë” e punës dhe të banimit, sot është ndërtuar një bar-bufe, që më shumë se lokal i ngjan një muzeu etnografik, me emrin Leon Rei. 

“Nuk është pasaporta gjithçka për të identifikuar nënshtetësinë e një shtetasi. Përtej pasaportës zyrtare ka edhe një pasaportë shpirtërore që fitohet në bazë të shërbimeve, kontributeve e vlerave të veçanta. Pasaportë që nuk njeh korniza gjeografike dhe administrative”, u shpreh arkeologu, Lame Koçi. 

Rei është arkitekti i zbulimit të qytetit të Apollonisë. Me botimet e studimeve të tij, ai e bëri të njohur Apolloninë në fushën e Arkeologjisë dhe historisë antike, duke na dhuruar atë minierë arkeologjike, që do të bëhej shkolla e gjithë arkeologëve të mëvonshëm shqiptar. 

Leon Rei lindi në Formantier të Parisit në vitin 1877-ë. U diplomua për arkeologji në universitetin ‘Kortre”, një nga institucionet më të famshme të arkeologjisë franceze. Në vitit 1923 Leon Rei së bashku me senatorin francez Justin Gotard, vizitoi vendin tonë duke punuar fillimisht si arkeolog në Dyrrah. Por pas disa muajsh, nuk dihet për ç’arsye, arkeologu la përgjysmë punën e tij, për tu zhvendosur përfundimisht në Apolloni, 80 km në jug të Dyrrahut. Në vitin 1924 ai kryeson misioni francez arkeologjik në Apolloni, mision që u shkri në vitin 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia. Në këtë ekspeditë punuan dhe një grup arkeologësh francezë, si: Zhak Bakart, Pol Bojer, Cenjat, Sharl Diel dhe Potier. 
(e.m/ata/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate