08 marzo 2013

Gjirokaster, çatite prej guri te rrezikuara, asnje nderhyrje 03/2013

07/03/2013
Gjirokaster, çatite prej guri te rrezikuara, asnje nderhyrje
Qindra shtëpi në Gjirokastër vuajnë lagështinë përgjatë gjithë muajve me reshje. Catitë traditcionale të mbuluara me rrasa guri kanë nevojë për riparime të përvitshme kosto që është e papërballueshme për banorët e qytetit. 

Të paktën 200 familje  jetojnë me riskun e shembjes së cative prej mungesës së ndërhyrjes. Catia elemneti më i rëndësishëm strukturor i banesës në Gjirokastër po jeton epokën më të vështirë përgjatë gjithë historisë së qytetit. Disa dhjetëra  cati në Gjirokastër janë shembur ndërsa rreth 200 familje të tjera jetojnë me frikën e shembjes .

Dikur banesat mirëmbaheshin duke paguar kredi thonë banorët në lagjen Pazari i Vjetër të qytetit ndërsa sot ata flasin për pamundësi finaciare për të përballuar kostot e larta të kthimit të catisë. Uji i reshjeve që arrin të depërtojë përmes rrasave ngop me lagështi trarët dhe vetë rrasat duke bërë që vetëm 1 metër katror cati të peshojë  në dimër rreth 200 kg , një risk i vërtetë shembjeje. Ata që strehohen brenda banesave traditcionale përpiqen që me shpenzime të pakta të evitojnë vetëm pikat por sipas mjeshtrave të paktë të cative kostoja totale për riparimin e një catie traditcionale me përmasa mesatare shkon në të paktën 400 mijë lekë të reja shumë që duhet përsëritur cdo 5-6 vjet. Gjirokastra është listuar prej UNESCO –s si trashëgimi botërore që prej vitit 2005. Që ateherë shumë investime kanë përmirësuar gjendjen e banesave  të rëndësishme me vlera autentike por banorët e thjeshtë të Gjirokastrës po përpiqen vetë të mbajnë në këmbë banesat e tyre që gjithashtu  në 80% të rasteve janë monumente kulture të kategorisë së dytë

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate