21 marzo 2013

Nis punimet Konferenca Europiane për Arkeologjinë 21/03/2013

Në sallën e Konferencave të Hotel “Butrinti” ka nisur paraditen e sotme (21 mars) simpoziumi shkencor për arkeologjinë, që ka në fokus Butrintin, si pjesë e trashëgimisë Botërore, prej 21 vjetësh nën mbrojtjen e UNESCO-s. Pjesëmarrës në këtë organizim janë personaliteteve nga Këshilli Europian për Arkeologjinë, akademikë, shkencëtarë të huaj e shqiptarë, studjues e ekspertë të fushës së arkeologjisë nga disa vende të botës. Takimin e hapi Roland Olli, drejtor i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik Shqiptar. Në për-shëndetjen e vet për të pranishmit kryetari i bashkisë së Sarandë, Stefan Çipa tha se e vlerëso Konferencën edhe si një parathënie dinjitoze dhe si fillesë të mbarë të sezonit “Verë 2013”, pasi e sheh atë në sinkronë me prirjen e Bashkisë së Sarandës, që kufijtë e sezonit, qysh vitin e kaluar, ka nisur t’i zgjerojë, duke dhënë modelin e turizmit të Konferencave, Në fjalën e vet Çipa, u shpreh se “Butrinti ka qenë dhe mbetet një arësye për të bërë të njohur edhe Sarandën, periudhën antike dhe atë moderne të saj, gjithçka që Saranda e sotme ofron si destinacion turistik për turistë të shumtë, të cilët vijnë dhe e vizitojnë atë nga 100 vende të botës”. Kanë përshëndetur edhe Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”. Presidentja e Këshillit Europian për Arekologjinë, Katalin Ëolak, tha se me konferencën arekologjike në Sarandë, ne do të kemi mundësinë të ballafaqojmë eksperiencat tona të specialistëve nga disa vende të rajonit në fushë të arkeologjisë, duke vënë në qendër Butrintin, që prej më shumë se 20 vjetësh është pjesë e trashëgimisë Botërore, të marrë në mbrojtjen e UNESCO-s. Pas kësaj, punimet kanë vijuar me sesione të mbyllura, për të vazhduar me prezantime e diskutime të ndryshme për eksperiencat menazheriale të parqeve dhe siteve arkeologjike. Roland Olli tha se Konferenca përfaqëson simpoziumin e 14-të të të Këshillit Europian të Arkeologjisë, ku pritet të zgjidhet edhe Presidenti i ri i këtij Këshilli., në ditët në vijim. Por, sipas tij, ky organizim do të plotësojë një panoramë të dobishme edhe për Agjencinë e Shërbimit tonë Arkeologjik në drejtim të menazhimit të vlerave të trashëgimisë arkeologjike. FJALA NË SIMPOZIUMIN E KËSHILLIT EUROPIAN TË ARKEOLOGJISË Të nderuar miq dhe ftuar të këtij auditori special! Më lejoni që, në cilësinë e qytetarit të parë të Sarandës, t’ju përshëndes dhe t’ju uroj mirëseardhjen të gjithëve ju, miq të shumtë e të nderuar, që gjendeni këtu sot, duke ardhur nga disa vende të botës. Në mënyrë të veçantë ju ruoj mirëseardhjen personaliteteve nga Këshilli i Europës, në mënyrë të veçantë zonjës Katalin Wolak. Përshëndes gjithashtu Akademikët e pranishëm, shkencëtarë të huaj e shqiptarë, studjues e ekspertë të fushës së arkeologjisë dhe përfaqësues të shtetit shqiptar. Këto janë tri ditë, kur Butrinti ka sjellë Europën në Sarandë dhe kur ne kemi një shans të madh për të ballafaquar eksperiencën tonë me ato të specialistëve ndërkombëtarë të fushës së arkeologjisë, duke vënë në qendër Butrintin, atë që është bizhuja më e shndritshme e pasurisë sonë arkeologjike dhe prej më shumë se 20 vjetësh është pjesë e trashëgimisë Botërore, të marrë në mbrojtjen e institucionit botëror të vlerave, UNESCO. Më duhet të pranoj se qindra njerëz dhe personalitete në botë, por edhe vizitorë e turistë, përpara se të kenë dëgjuar e të njohin Shqipërinë dhe Sarandën, kanë qenë të informuar dhe janë bërë njohës të Butrintit antik dhe historisë së tij mbi 3000-vjeçare. Në këtë kontekst, ne e quajmë veten me fat që Butrinti ka qenë dhe mbetet një arësye për të bërë të njohur edhe Sarandën, periudhën antike dhe atë moderne të saj, gjithçka që Saranda e sotme ofron si destinacion turistik për turistë të shumtë, të cilët vijnë dhe e vizitojnë atë nga 100 vende të botës. Ndjehem i privilegjuar të jem sot në Konferencën tuaj sot. Organizimi i saj këtu dhe prania juaj në të, është një ngjarje e rëndësishme për vendin tim dhe një event akoma më i madh për qytetin tim. Shprehem kështu, pasi këto do të jenë tri ditë ndër më të veçantat e historisë së Sarandës. Unë e vlerësoj Konferencën tuaj edhe si një parathënie dinjitoze dhe si fillesë të mbarë të sezonit “Verë 2013”, pasi e shoh atë në sinkronë me prirjen e Bashkisë së Sarandës, që kufijtë e sezonit, qysh vitin e kaluar, ka nisur t’i zgjerojë, duke dhënë modelin e turizmit të Konferen-cave. Zgjedhjen tuaj për organizimin e Konferencës në Sarandë, e marrim si ogur të mirë për ecuri të mbarë të sezonit veror dhe atij turistik, që kemi përpara. Për shërbimin arkeologjik shqiptar ky është ndoshta një takim rutinë. Ndërsa për ne, si pritës të këtij aktiviteti, ai ka një rëndësi të trefishtë. Në radhë të parë, Konferenca vlerësohet e rëndësishme, pasi i dedikohet një pasurie botërore të UNESCO-s si Butrinti. Kësaj i shtohet edhe fakti që ju do të evidentoni arritjet e 20-vjeçare në zbatim të Konventës së Maltës, së bashku me arritjet e Shqipërisë si vend nënshkrues i saj. Dhe së treti, se përmes kësaj Konference bëhet një vlerësim promovues i aseteve kulturore në jugun shqiptar, në një moment kur sezoni turistik është në prag. Butrinti për mua dhe Bashkinë e Sarandës ka qenë dhe mbetet një model zhvillimi në disa plane dhe si pikë reference për flukset turistike që ai prek dhe cilësitë e shërbimeve turistike, ku Saranda kërkon të arrijë. Duke përfunduar, unë do të uroja të rezultonte sa më rezultative axhenta e bërjes së një panorame të dobishme për Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik në drejtim të menazhimit të vlerave të trashëgimisë arkeologjike. Vlera e këtij organizimi treditor shtohet, pasi unë jam njohur me statusin që elita shkencore europiane prezente këtu do t’i japë, duke e formatuar atë si simpoziumin e 14-të shekncor të Këshillit Europian të Arkeologjisë. Do t’i uroja “punë të mbarë” Presidentit të ri të Këshillit Europian të Arkeologjisë, që ju do të zgjidhni me votën tuaj sot. Faleminderit dhe urime! Sarandë, më 21 mars 2013
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.428733060553461.1073741839.100002503125686&type=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate