NGA DHURATA HAMZAI
Pierre Cabanes nuk ka më shumë se tre muaj që është larguar nga Apolonia. Në moshën 82vjeçare
ai ende punon si arkeolog në vendin tonë. Konferenca e 21 Marsit “100 vjet arkeologji frankoshqiptare” përfundoi me bilancin e gërmimeve arkeologjike në terren dhe marrëdhënieve akademike e kulturore, ku arkeologët e renditën Francën si partneren kryesore të arkeologjisë shqiptare. Sipas një studimi historik të drejtorit të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Marin Haxhimihali, në marrëdhëniet frankoshqiptare në arkeologji, nuk ka kontribuar vetëm figura mitike për arkeologjinë
shqiptare, zbuluesi i Apolonisë, Leon Rey. Marin Haxhimihali ka pohuar dje në një intervistë për “Shqiptarja.com” se një figurë paralele, “një Leon Rey i dytë” është arkeologu i shquar 82vjeçar
Pierre Cabanes. Zoti Marin, në 100vjetorin e marrëdhënieve arkeologjike frankoshqiptare, ju dëshmuat se kemi një kontribut shumë më jetëgjatë në krahasim me vendet e tjera evropiane përsa i përket arkeologjisë.
Në fakt rrethanat historike dhe konteksti gjeopolitik kanë bërë që Franca të ketë një rol të spikatur në
arkeologjinë shqiptare dhe kjo është e vërtetë praktikisht përgjatë një shekulli, në vitet e para, pas shpalljes së pavarësisë kishim kryesisht kontribute e arkeologëve gjermanofonë, të cilët e vinin theksin në arkeologjisë ilire, duke i mëshuar gjenezës, prejardhjes shqiptare dhe kështu me radhë.
Sot pas 100 vjetësh ky raport ka ndryshuar në të mirë të Francës për shkak të disa rrjedhojave historike, por është edhe një rastësi fatlume që ka bërë që këtu të vinë disa personalitete të spikatura, për sa i përket anës profesionale, arkeologë të shquar, ashtu edhe asaj humane, e cila ka rolin e vet në këto marrëdhënie shkencore.
Dy janë figurat shkencore, është Leon Rey, i cili është edhe drejtuesi i misionit të parë arkeologjik në
Shqipëri që gërmoi në Apoloni në vitet 19241938, person me cilësi të shquara profesionale dhe humane, dhe një figurë simetrike me të është, që do të thosha një Leon Ray i dytë, është Pierre Cabanes, profesor i epigrafisë dhe arkeologjisë, përfaqësuesi i misionit të dytë frankoshqiptar
që ka qenë me misionet arkeologjike i pranishëm edhe gjatë regjimit komunist.
Ai ishte i vetmi arkeolog i huaj që ka mundur të vijë në Shqipëri. Kontaktin me Apolonin e nisi si student me
temën e diplomës pas 1962, dhe në vitet ‘80 ka nisur punën si arkeolog në Shqipëri, ku faktikisht është
rikthyer edhe në vitin 1992 dhe ka filluar punën të cilën e vijon edhe sot e kësaj dite, megjithëse ka dalë në
pension. Ky profesor i nderuar vazhdon me shumë sukses punën e tij në Apoloni.
Pse pikërisht Apolonia ka qenë në qendër të vëmendjes së Leon Rayt
dhe Cabanes?
Leon Rey tentoi të fillonte punën në Durrës dhe bëri disa sondazhe atje, por duke qenë Durrësi ishte zonë e
banuar, ai bëri një zhvendosje në një zonë afër fshatit Pojan të Fierit, ku dihej që ekzistonte qyteti antik i
Apolonisë.
Në atë kohë gjithçka ishte e mbuluar nën dhe, me përjashtim të Manastirit Mesjetar. Ishte pikërisht Puna e
Leon Rayt
së bashku me stafin e tij të arkeologëve përgjatë 14 vjetëve që sot kemi të rizbuluar Apoloninë
e Lavdishme, atë qytet hijerëndë, siç e quanin romakët dhe që u bë i njohur për gjithë Ballkanin.
Leon Rey është bërë tashmë një figurë gati “mitologjike”, është shumë i njohur në historinë e
Shqipërisë. Ju zutë në gojë francezin Pierre Cabanes, duke theksuar se është e dyta figurë e
rëndësishme në arkeologjinë shqiptare. Pse e konsideroni kështu?
Në fakt Pierre Cabanes kontaktet me Shqipërinë i ka pasur shumë më të hershme, në vitet ‘60, Louis
Rober, një profesor i shquar i epigrafisë, pra shkencës që merret me studimin e mbishkrimeve të lashta, e
kishte Pierre Cabanes student dhe udhëhiqte temën e tij të diplomës në lidhje me shkrimet e lashta greke
në territorin e Epirit Antik Dhe ai erdhi në Shqipëri. Nga të rrallët persona që lejoheshin nga regjimi të vinin në atë kohë ishte Pierre
Cubane, sepse pas Luftës së Dytë Botërore pati një etapë boshllëku e ndërprerjesh në marrëdhëniet
arkeologjike mes Francës e Shqipërisë. Këtë gjë e kam trajtuar në studimin tim. Leon Ray iku nga
Shqipëria në vitin 1939, sepse erdhën italianët dhe u ndërprenë kontaktet me arkeologët francezë sepse
italianët i morën vet në dorë.
Vetëm pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, pas viteve ’60, qeveria komuniste më Tiranë nisi të vendoste
kontakte me Europën. Dhe në vitin 1962 ka ardhur i pari historian francez Aljen Dyselje dhe menjëherë erdhi
pas tij arkeologu i shquar Louis Rober. Këto ishin dy figurat e para që erdhën. Louis Rober kur vizitoi
Butrintin pa mbishkrime të jashtëzakonshme që ishin ende të pabotuara dhe i rekomandoi Pierre Cabanes
që të merret me një temë nga territori arkeologjik shqiptar.
Si u motivua në atë kohë hyrja e një arkeologu nga Europa Perëndimore për të punuar në Shqipëri?
Përpjekjet ishin të Pierre Cabanes. Ai i bëri një kërkesë Ministrisë së Jashtme dhe u lejua të vijë për të
punuar sistematikisht në vitet ‘80 vetëm si individ. Më kujtohet se atëherë kam qenë student i arkeologjisë
dhe kontaktin e parë që kam pasur në jetën time me një evropian ka qenë pikërisht profesor Cabanes.
Profesor Pierre Cabanes i bëri në atë kohë një vizitë gjyshit tim Aleks Buda. Gjyshi ishte i sëmurë në atë
kohë. Cabanes deri në vite ‘90 vinte rregullisht në Shqipëri dhe në vitet ‘90 sjell nj grup studentësh që të
vizitonin Shqipërinë. Për mua ishte kontakti im i parë me përvojën e arkeologëve të huaj.
Pashë se te ky person vërtetoheshin të gjitha ato cilësi që kemi thënë ne për Leon Rayn.
Ky njeri kishte
një kompetencë të padiskutueshme shkencore. Kishte dhe një dozë të lartë humanizmi. Është 82 vjeç dhe
vjen rregullisht në Shqipëri. Është një nga miqtë e shquar të Shqipërisë. Është dekoruar me Urdhrin Naim
Frashri i Klasit të Parë. Ai ka e ka pasur kujdes atëror për kolegët shqiptarë.
Rreth konfliktit të njohur të studiuesve ballkanas se kujt gjeneze i përkasin sitet arkeologjike, çfarë
qëndrimi mban Pierre Cabanes?
Gjithë arkeologjia franceze edhe profesor Cabanes edhe kolegët e tij distancohen nga kjo mendësi. Është
për t’u marrë shembull Cabanes sepse mban distancën e duhur në veprimtarinë periodike shkencore që
bëhet në çdo katër vjet në Francë: “Kolokiumi i Studimeve Epirote dhe Ilire”, ku fton studiues pavarësisht
nga përkatësia etnike. Ky event madhor vjen në edicionin e 8të.
Temat kanë të bëjnë me trevat e Ilirisë së
Jugut dhe Epirit Antik.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.03.2103
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento