20 marzo 2013

Rruga e pakalueshme. Voskopi, kantier i braktisur ndërtimi

Korçë - Mars 18,2013 - 14:14
Aq sa tërheqëse është Voskopoja për turistët në të gjitha stinët aq e veshtirë është rrugë për të mbërritur në fshatin malor. Aksi Korcë ? Voskop është thuajse i pakalueshëm. Rruga në terren të thyer, me gropa të mëdha të mbushura me ujë vështirëson qarkullimin e dëmton automjetet. Ndërkaq rindërtimi i kalldrëmeve, i filluar në vjeshtën e vitit të kaluar, është ndërprerë prej 3 muajsh për shkak të kushteve të motit, duke i dhënë fshatit pamjen e një kantieri ndërtimi të hapur. Kjo situatë ndikon mjaft negativisht në turizmin e Voskopojës.

"Problem ngelet deri tani pjesa e aksit të rrugës nacionale Korçë- Voskop, ky pjesa Voskop- Voskopojë është bërë shumë mirë dhe pjesa tjetër, Korçë- Voskop po jep probleme. Nëse ajo nuk do të bëhet ndonjë restaurim, ajo do të krijojë shumë probleme për ardhjen e turistëve në Voskopojë", thotë Nexhit Bacelli,  kryetari i Komunës Voskopojë

Voskopoja ofron gjatë gjithë vitit një klimë të shëndetëshme një natyrë të mrekullueshme e mbresëlënëse dhe historinë e saj të materializuar në kishat 300-vjecare.
Jorgjeta Gjançi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate