28 SHKURT 2013 05:45
Projekti i restaurimit të afreskut të dëmtuar të Onufrit në Kishën e Valshit ka filluar dhe pesë figurave janë rikompozuar nga specialistët. Restaurimi po bëhet në laboratorin pranë Institutit të Monumenteve të
Kulturës, ndërkohë që ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka deklaruar se ekziston mundësia që 4045 për qind e afreskut i pikturuar nga Onufri në vitin 1554, të restaurohet. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ka deklaruar se i është kërkuar ndihmë edhe UNESC0s për një ekspertizë në restaurimin e afreskut. Sipas ministrit problemi i ikonave është zgjidhur me përqendrimin e tyre që qendrat kryesore të kulturës nëpër qytete.
Pjesa e dëmtuar është shumë e madhe, ku 3.2 m2 janë dëmtuar nga më shumë se 30 m2 që është vetë
afresku i Onufrit në Kishën e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit. Për rikrijimin e figurave dhe aureolave specialistët po bazohen ne fotografitë e vona që janë bërë.
Ky afresk u dëmtua pak kohë më parë dhe pjesë të mëdha afresku të thërrmuara u gjendën në tokë dhe
pjesë të tjera mungonin fare. Prej gjysmë shekulli Kisha e Shën e Premtes në Valsh të Elbasanit ka qenë e mbrojtur me roja, ndërsa vitet e fundit rojat u hoqën nga MTKRS-ja
Debati për gjendjen e Burgut të Spaçit ka qene çështja më shumë e debatuar në Komisionin e Medias,
Kultures dhe Edukimit midis Ministrit Bumçi dhe Deputetit Socialist Auron Tare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com 28.02.2013
Redaksi.Online
Nessun commento:
Posta un commento