03 settembre 2012

Më pak turistë në Dardhë, mungesa e rrugëve ul vizitorë


Korçë Shtator 02,2012 - 12:32 - Rruga automobilistike dhe kalldrëmet e fshatit të dëmtuara nga dimri i ashpër në Dardhë, kanë ndikuar në uljen e numrit të vizitorëve gjatë kësaj vere. Pronarët e lokaleve e shikojnë të domosdoshme ndërhyrjen në infrastrukturë si mënyrën e vetme të zhvillimit të turizmit në fshatin malor. Kjo verë sipas tyre, ka pasur shumë më pak turistë se sa dimri i kaluar edhe pse ai ishte i vështirë. "Përgjithësisht ka qenë mirë, megjithatë nuk është në nivelet e duhura. Nuk ka shumë që është ndërtuar, por rruga që vjen për në Dardhë, vende-vende ka nevojë për përmirësim. Rruga që kur fillon Dardha deri në qendër të fshatit, apo më tej, nuk është në nivelet e duhura",-thotë pronari i një lokali. Megjithatë shumë prej turistëve që kërkojnë klimën malore të Dardhës, nuk e braktisin atë. "Jam nga Tirana. Ne kemi pesë vjet që vijmë në Dardhë. Më tepër na tërheq natyra, qetësia, ajri i pastër, njëkohësisht edhe freskia",-thotë një grua. "Unë vetë jetoj në Greqi. Kam ardhur edhe herë të tjera dhe nga kënaqësia që kam pasur kam ardhur prapë, e prapë do të vij. Vetëm e vetëm se këtu si klima, si ambienti, si relievi e të gjitha të kujtojnë një vend të virgjër, e kjo na kënaq, na tërheq më shumë",-shprehet një emigrant. Ndërkaq, emigrantët kanë rikonstruktuar thuajse 90 për qind të shtëpive të tyre, ku kthehen për të kaluar pushimet. Me përfundimin e verës, banorët e Dardhës kanë filluar përgatitjet për sezonin turistik dimëror por gjithçka e mbetur në përpjekjet personale të banorëve, pasi mbështetja e pushtetit lokal ka munguar.  
Jorgjeta Gjançi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate