11 settembre 2012

“Rrënjët e Shqipërise” titullohet ekspozita me objekte arkeologjike shqiptare ne Muzeun Arkeologjik te Romes

më 10 shtator 2012 15:39
“Rrënjët e Shqipërise” titullohet ekspozita, e cila do të përfaqësojë trashëgiminë kulturore në Itali. Rreth 260 Objekte kulturore nga Shqipëria do të udhëtojnë drejt Italisë më 25 nëntor, pikërisht në Muzeun Arkeologjik të Romës për t’u ekspozuar. Kjo nismë vjen nga Ministria e Kulturës në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë , Sipas Drejtorit të Monumentëve të Kulturës zotit Apollon Baçe, aktualisht po punohet për zgjedhjen e objektet që e përfaqësojnë më mirë kulturën dhe historinë e vendit tonë. Objektet që do të ekspozohen do të merren nga Muzeu Arkeologjik i Tiranës si dhe nga muze të tjerë në Apolloni, Durrës, Butrint, Muzeu Historik Kombëtar. Ky projekt ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare përtej kufijve shqiptarë, thotë Bace. Ndërsa lidhur me transportimin e objketeve janë marrë të gjitha që mos të ketë dëmtime të tyre. Më pas këto objekte do të udhëtojnë drejt Torinos.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate