07 settembre 2012

Tiranë 50-vjet kopsht zoologjik, "burg" i vërtetë për kafshët e mbetura...




TIRANE  07 Shtator 2012 - 15:31- Nëse kërkoni për kopshtin zoologjik më të keq në botë, e gjeni në Tiranë. Kafshët jetojnë në struktura të shkatërruara dhe ushqehen me ushqime të prishura. Kështu i referohet media italiane kopshtit zoologjik të Tiranës, ndaj së cilës gazetari Arsen Rusta mori spunto për ta parë nga afër këtë realitet.

Kopshti Zoologjik i Tiranës për vizitorët nuk ofron më asnjë gjë, veç një ambienti me gjelbërim të cunguar dhe disa stolave çlodhës. Kafshët e egra që duhet të tërhiqnin vizitorët, sot janë zëvendësuar me pëllumba, mace, gjelin e detit dhe dhoma të mbetura bosh!Aktualisht kafshët jetojnë në strukturat e shkatërruara dhe ushqehen me ushqime të prishura dhe mish të kalbur.

Kushtet higjeno-sanitare e rendisin kopshtin zoologjik të Tiranës, si kopshtin me kushte më të këqija në botë. Mungesa e personelit të kualifikuar dhe e ambienteve të papërshtatshme janë konturet e këtij realitetit të trishtë.

Ky kopsht ka një sipërfaqe prej 5,97 hektarësh, nga të cilat 4,35 hektarë janë sipërfaqe e gjelbër, 1,3 hektarë janë sipërfaqe ujore e përbërë nga basene të vegjël me ujë, 1,8 hektarë zihen nga rrugë dhe sheshe të vogla dhe 0,14 hektarë janë sipërfaqe ndërtimi të destinuara për kafshët dhe shpendët.

Parku Kombëtar Zoologjik përbri Liqenit Artificial të Tiranës, dikur tepër i populluar me kafshë e shpendë të egra, sot është "tkurrur" e lënë në harresë. Mes problemeve të shumta që ndeshin punonjësit e këtij parku është dhe mungesa e ujit. Luanëve të parkut duket se u merret "fryma" në një hapësirë prej 50 metra katrorë.

Lagështia e madhe, pisllëku, kushtet e rënduara të higjienës apo të enëve në të cilat ofrohet ushqimi apo uji për kafshët, mbeten ndër problemet kryesore që kanë dëmtuar herë pas here dhe shëndetin e pak kafshëve të mbetura në këtë kopsht.
(ar/Gre.M/Shqiptarja.com)
Le te bejme nje vizite ne Kopshtin Zoologjik ne Tirane, i krijuar 50 vite me pare. Vitet e lavdise se saj...duket se kane mbaruar. Tigrat, riqebulli, majmuni e kafshe te tjera nuk popullojne me kete kopesht ne periferi te kryeqytetit... Reportazh nga Ita Semi & Edmond Prifti

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate