
Udhetimi i tyre eshte bere nen sigurine e forcave te rendit si dhe nga disa autoambulanca te sherbimit te shendetit publik. Organizatore e ketij udhetimi turistiko-sportiv eshte Tv publik Bavaria dhe radio Bavaria. Gazetari i radios Bavaria Lutz Baeucker shprehet se deshirojme t'u paraqesim njerzve nje ane tjeter te shqiperise.
"Deshirojme t'u tregojme qytetarve Gjermane se Shqiperia nuk eshte ashtu siç e perfytyrojne disa prej tyre, e pasigurise dhe krimit, por eshte vendi i natyres se bukur dhe i njerzve miqesore. Duke marre shkas nga ky udhetim, Bavaria TV dhe Radio Bavaria do te ndertojne nje cikel reportazhesh nga saranda, qe na thone se eshte kryeqytet i Turizmit Shqiptar", thote Baeucker.
Udhetimi turistik dhe sportiv i 400 shtetasve gjermane ka patur edhe interesin e vecante te kryetarit te bashkise se Sarandes, Stefan Cipa. Ne pershendetjen e vet drejtuar grupit prej 400 turistesh, ai ka shprehur mirenjohjen per organizatoret, mes te cileve eshte edhe nje emigrant shqipetare me banim ne gjermani. Cipa i ka ftuar te vijne serishte ne Sarande, pasi nje dite eshte gjithnje e pamjaftueshme per te marre kenaqesine dhe shijen e Sarandes, e cila, eshte mikpritese dhe joshese ne cdo stine te vitit.
Nessun commento:
Posta un commento