10 September 2012.
Llogaraja , ‘mësymet’ nga të rinj
nga e gjithë Evropa
Në
kuadër të kryesisë së Presidencës së radhës të Këshillit të Evropës nga Shqipëria,
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me
Departamentin e Rinisë së Këshillit të Evropës organizon Kampin Rinor të Paqes, nga data 10- 16
Shtator 2012 në Shqipëri, ne Parkun Kombëtar të Llogarasë. Në këtë kamp rinor
do të marrin pjesë me dhjetëra të rinj nga vende të ndryshme të Rajonit.
Qëllimi i këtij aktiviteti është nxitja e dialogut rinor dhe bashkëpunimit, në
mbështetje të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit, si vlera universale të
njerëzimit. Ky aktivitet i organizuar nga MTKRS në bashkëpunim me Departamentin
e Rinisë së Këshillit të Evropës është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për
të rinjtë shqiptarë, në programin e
festimeve dhe aktiviteteve që po mbahen për 100- Vjetorin e Pavarësisë. Shqipëria
si një vend model për kontributin e pazëvendësueshëm për paqen dhe stabilitetin
në rajon , vend i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare, përcjell një eksperiencë
të jashtëzakonshme për të rinjtë e këtij Kampi të Paqes. Gjatë ditëve të
Kampingut do të organizohen programe të ndryshme me karakter edukues,
informues, bashkëpunues, vizita në objekte kulti si Xhamia e Ethem Beut. Aktiviteti
synon të përcjellë pikërisht frymën e shpirtit rinor, afrimit të të rinjve me
njëri- tjetrin, zgjerimin e rrjeteve të bashkëpunimit, rrëzimin e mureve dhe
tabuve ballkanike, dashurinë për lirinë, guximin për reforma dhe për një të
ardhme evropiane të rajonit tonë . http://infokult.al/events.php?id=897
Nessun commento:
Posta un commento