07 settembre 2012

100-vjetori i Pavarsisë, Akademia e Shkencave ne vështirësi për të organizuar aktivitet që meritojnë këto ngjarje

Tiranë - Shtator 07,2012 - 17:21
100-vjetori i Pavarësisë, por edhe 40-vjetori i themelimit të saj, e kanë vendosur Akademinë Shqiptare të Shkencave në vështirësi për të organizuar aktivitet që meritojnë këto ngjarje. Sipas nënkryetarit të Akademisë, Myzafer Korkuti, mungesa e parave do të bëj që 40-vjetori i institucionit të kaloj në heshtje. Mungesa e fondeve ka bërë që edhe në fushën e botimve të këtë vonesa në këtë vit jubile.

"Ne nuk kemi mundësi që të sjellim në këtë 100-vjetor dhe 40-vjetor, që do të ishte një nder për vendin tonë, të vinin kokat e akedemive të shkencës së botës. Këtë se bëjmë dot për arsye ekonomike, nuk kemi me se ti ftojmë. Për fat jo të mirë nuk kemi arritur aty ku duhet për të botuar disa vepra shkencore, sic është vepra e Kristaq Priftit "Popullsia e Kosovës në fund shek.19 - shek. 20", shprehet Korkuti.

Ngjarja e vetme e rëndësishme që do të nderojë Akademinë Shqiptare do të jetë konferenca shkencore në muajin nëntor.

"Ne vëmendjen e kemi përqendruar në mbajtjen e Akademisë Solemne, ku të përfaqësohet mendimi më i avancuar e cilësor i arritjeve të histografisë shqiptare. Pjesëmarrja e atyre që kanë pranuar të referojnë është vërtetë e kësaj cilësie, është kombëtare, mbarëkombëtare e ndërkombëtare", shprehet nënkryetari i ASH-ve.

Sa i takon organizimit të një tjetër konference të rëndësishme nga Instituti i  Historisë, sipa Korkutit, nuk do të ketë përplasje pasi të dyja konferencat do t'i vlejnë historisë sonë.


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate