14 settembre 2012

Tour , Aventure ne Bjeshket e Alpeve Shqiptare „ Program 6 dite e 5 nete " Destinacionet Tropoje e vjeter, rrasa e Sylbices, Cerem, Guci- Mali i Zi, Fusha e Gjase Valbone. " me Sondor Travel & Tours .... Adventure Tour in the mountains of the Albanian Alps "Program 6 days and 5 nights" Old Donegal destinations, tables Sylbices, Cerem, Guci-Montenegro, Field likely Valbone. "Sondor Travel & Tours

sondor_logoItinerari

Programi Turistik „ Aventure ne Bjeshket e Alpeve Shqiptare „ Program 6 dite e 5 nete.
(Ky program ofrohet per turistet e apasionuar mbas ecjeve ne kembe dhe ngjitjeve malore-treiking dhe hiking)
Dita e Pare: Nisja nga Tirana ne drejtim te Tropojes me autobus. Udhetimi mund te preferohet ne dy variante : nga Lugina e Komanit me tragetin e linjes Koman – Fierze, ose nga Tuneli dhe Autostrada ne rrugen e Kombit. Mberritja ne Tropojen e Vjeter. Akomodimi ne shtepijat e fshatit Tropoje. Darka dhe Fjetja ne Tropoje.
Dita e Dyte: Mengjesi ne Tropojen e Vjeter. Grupi turistik i organizuar per marshim, nen shoqerimin e pilotit vendor dhe me dy kuaj ngarkese niset per udhetim gjate grykes se lumit te Tropojes me ndalesa e pushime. Te keshillueshme jane pushimet tek Mulliri i Gradit, tek Pushimi i Bjeshktarve (burim),  ne Shtrejtin e Lumes, Roga e Pojanes etj.  Grupi Turistik arrin ne Sylbice, ne tellen „Rrasa e Sylbices”, akomodohet ne stane  blegtoresh,( stanet e Halil Qerimit). Darka dhe Fjetja ne Sylbice.
Dita e Trete: Mengjesi ne Tellen “Rrasa e Sylbices”. Mbas disa vizitash turistike dhe panoramike ne destinacionet e bukura te bjeshkeve, grupi turistik nen shoqerimin e pilotit vendor dhe me dy kuaj ngarkese, niset per ne fshatin Cerem. Te keshillueshme jane pushimet  ne Qafen e Doberdolit, liqenin e Dashit, pyjet e Koshutices, Piramida 25 etj. Nga kjo pikete nepermjet territorit malazes dhe shtegut te Qafes se Vermices zbresim ne Cerem. Ne Cerem akomodohemi ne bujtinen e Robert Ismajlisufaj. Darka dhe Fjetja ne Cerem.
Dita e Katert: Mengjesi ne Cerem. Grupi turistik, nen shoqerimin e pilotit vendor niset ne kembe, me disa ndalesa dhe pushime nga Ceremi ne stanet e M. Mustafes, nga bjeshka e Derzhanes  arrijme piramiden 19 ne Qafen e Borit dhe nepermjet Qafes se Borit, livadhet e Zaranices  zbresim ne Vuthaj te Malit te Zi. Nga Vuthajt me nje minibus lokal bejme transferte per ne Guci, ku akomodohemi ne Bujtinen e Hal Gjonbalajt tek Krojet apo ne hotelin e Uk Gjonbalajt ne Gusi.  Darka dhe Fjetja ne Gusi.
Dita e Peste: Mengjesi ne Guci– Mali i Zi. Nen shoqerimin e pilotit vendor kthehemi nga Gucia per ne Vuthaj me destinacion Valbonen por  ne nje drejtim tjeter malor. Bejme vizita turistike ne mrekullite e natyres ne Vuthaj, ne kataraktin nentoksor ( Gerla ) dhe ne burimin natyror  ( Syri i kalter ). Pastaj devijojme udhen ne  drejtim te postes se vjeter kufitare malazeze. Duke vazhduar me ngjitje ne shtigje malore kalojme nga shtegu afer Majes se Rosit – piketa 18 ne Qafen e Valbones  dhe nga Lugu i Perzllopit  zbresim ne Kukaj. Me ndihmen e nje minibuz lokal bejme rrugen deri ne Fushen e Gjese, ku akomodohemi ne bujtinen „ Burimet e Valbones” tek Mirash Pellumbi. Darka dhe Fjetja ne Valbone.
Dita e Gjashte: Mengjesi ne Fushen e Gjese – Valbone. Grupi Turistik pas nje shetitje e relaksi ne Valbone ben kthimin per B.Curr me minibus lokal  neper luginen e Valbones. Keshillojme nje pushim per foto ne Dragobi, Klysyre apo ne Shtrejtin e Valbones. Ne B. Curr  marrim linjen e autobuzit per ne Tirane ku mberrijme ne mbremje, duke e mbylluar kete program aventure fantastike ne Bjeshket Shqiptare.

Ditët

6 dite

Aktivitetet

ecje me kembe, dhe aktivitete te ndryshme.

Çmimi

Cmimi i ofruar eshte 23 mije lek te reja ose  165 euro  per person kur grupi eshte mbi 10 persona.
I. Ne Kete Program Turistik jane parashikuar :
1. Akomodimi per 5 nete ne bujtina e stane me sherbim gjysem pension (darka,fjetja,mengjesi)
2. Dreka e pregatitur Lunch-paket
3. Shoqerues gjate gjithe rrugekalimit me pilot lokal per 4 dite: diten e dyte, diten e trete, diten e katert, diten e peste.
4. Shoqerim me kuaj ngarkese ne diten e dyte dhe ne diten e trete.
5. Transport bagazhesh nga Ceremi per ne Valbone ne diten e peste.
6. Transporti me minibus  ne diten e  gjashte nga Valbona ne B.Curr
II. Nuk perfshihen ne kete pakete turistike:
1. Transporti  me linjen publike Tirane – Tropoje
2. Transporti me linjen publike B.Curr - Tirane
3. Sherbime shtese ne Vuthaj ( transport, argetim etj)

Destinacionet

Tropoje e vjeter, rrasa e Sylbices, Cerem, Guci- Mali i Zi, Fusha e Gjase Valbone.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate