17 settembre 2012

Inspektim muzeve. Galeritë keqmenaxhohen, ajo e Korçës jashtë funksionit


Tiranë -  Shtator 14,2012 - 18:43
Galeritë e artit dhe muzetë nëpër rrethe vuajnë nga personeli i pakualifikuar, mungesa e rregulloreve dhe vullnetit të mirë të kryetarëve të bashkive. Komisioni i Inspektimit i ngritur nga ministria e Kulturës ka përfunduar fazën e parë të kontrollit në disa bashki kryesore, inspektim i cili, do të përcaktojë edhe masat apo ndërhyrjet që do të marë ministria ndaj atyre që nuk plotësojnë standartet.

"Mosvlerësimi i kësaj vlere nga bashkia që kanë. Në ato rrethe ku kishte patur mirkuptim dhe dashamirësi të bashkisë, galeritë funksiononin normal. Personeli lë për të dëshiruar. Nëpër këto nuk ekziston asnjë rregullore" u shpreh Ferdinand Yzeiri, anëtar i komisionit të Inspektimit.

Sipas inspektorëve, galeria që ruhet dhe menaxhohet më mirë është ajo e Beratit, ndërsa ajo e Korçës është jashtë funksionit edhe pse ruan një pasuri të konsiderueshme.

Rreth dy muaj më parë, pas skandalit që ndodhi me galerinë "Vangjush Mio" në Korçë, ministri I Kulturës, Aldo Bumçi, paralajmëroi mbyllje të muzeve dhe galerive që nuk zbatojnë standartet e ruajtjes.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate