Bumçi: Turizmi, vende të reja pune dhe kontribut në ekonomi
20 shtator 2012 17:04
Turizmi është një nga prioritetit e programit të zhvillimit ekonomik të
Shqipërisë. Kompleksiteti i këtyre potencialeve bën që të besojmë se ne
mund të bëhemi kompetitiv dhe pjesë e tregut botëror të turizmit.
Kështu deklaroi ministri i Turizmit, Aldo Bumçi në simpoziumin turizmi
shqiptar në rrugën e zhvillimit. Bumçi duke ju referuar statistikave të
këshillit botërorë të turizmit dhe udhëtimeve tha se kontributi total
i turizmit në ekonomin në vlerë monetare është 287.9 miliard lekë.
Ndërsa nga sektori i turizmit janë hapur 51 mijë vende të reja pune.
Ndërkohë që një faktor mjaft i rëndësishëm është rritja e punësimit
në vend ku përmes këtij sektori janë hapur 51 mijë vende të reja
pune. Mjaft pozitive janë edhe statistikat e vizitorëve që kanë
vizituar vendin tonë. Për vitin 2011 Shqipëria është vizituar nga rreth 4
mijë vizitor. Dhe nga të shtënat e fundit statistikore të periudhës
janar–gusht 2012 rezulton se kanë hyrë në Shqipëri 524 mijë e 983
vizitorë më shumë.
Tregu i brendshëm turistik ka marrë një zhvillim të shpejtë dhe
për këtë MTKRS është në fazën e hartimit të një strategjie të re
sektoriale të turizmit 2013-2020 objektivi kryesor është zhvillimi i
qëndrueshëm të turizmit nëpërmjet një plani kombëtarë dhe sektori i
turizmit të jetë i shtrirë përgjatë gjithë vitit.
Ndërkohë që drejtori i misionit të USAID, Jim Barnhart dhe
drejtori i programit të zhvillimit ekonomik Helmut Muller Glode
vlerësuan përmirësimin e kuadrit ligjor për turizmin e cila nxitë
investimet private dhe nënvizuan përpjekjet e qeveris shqiptare që të
zhvilloj në mënyrë të qëndrueshme tregun e jashtëm duke ofruar produkte
konkurruese që kombinojnë vlerat natyrore me ato kulturore. Si dhe
një vend të veçantë ka zënë punësimi i të rinjve për këtë sezon.
Nessun commento:
Posta un commento