07 settembre 2012

Sarandë, gati dega hoteleri-turizëm per sezonin e ri shkollore 2012-2013

Sarandë, gati dega hoteleri-turizëm
  07/09/2012
Në Sarandë po përgatitet të vihet në funksion një konvikt i ri për nxënësit e shkollës së mesme të Hoteleri –Turizmit nga i gjithë jugu. Shkolla e cila po përgatit rreth 250 nxënës në profilin e turizmit pritet të rrisë këtë vit numrin e të regjistruarve që do të akomodohen në konvikt.

Sipas Drejtores se këtij institucioni Vasilika Papa kapaciteti i konviktit është 130 shtretër dhe ai ka 27 dhoma. Pritet që rreth 70 nxënës të akomodohen këtë vit në konvikt ndërsa kapaciteti shtesë të plotësohet me studentë të Universitetit të Sarandës

Konvikti që është ndërtuar në sarandë pas më shumë se 40 vitesh mungese, duket se do të reduktojë mjaft shpenzimet  për qira banesash deri në masën 60%. Gjatë këtij viti konviktit do t'i shtohen nxënës nga


Fieri, Lushnja, Ballshi dhe rajone të tjera të jugut  të distancuara më shumë se 30 kilometra nga Saranda, distancë e kërkuar për të përfituar strehim në konvikt.

Deri tani numri i kërkesave për strehim është rreth 300 të tilla ku dominojnë kërkesat nga studentët. Këta të fundit paguajnë rreth 15 mijë lekë të reja në muaj për strehim në Sarandë ndërsa për një pjesë të tyre bashkia e qytetit ka subvencionuar gjysmën e shpenzimeve.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate