Nga Flora Xhemani
Një shëtitje e mrekullueshme në itinerarin ujor Koman-Fierzë përgjatë liqeneve artificiale të krijuara prej ndërtimit të hidrocentraleve të veriut të Shqipërisë, që na dhurojnë një copëz të vyer në mozaikun e turizmit natyror shqiptar. Një përvojë unike përshkrimi i këtij segmenti ujor që përjetohet vetëm në këtë zonë të Shqipërisë
Shqipëria është e bukur dhe ta vizitosh atë në çdo centimetër të saj do të thotë të marrësh kënaqësi të papërshkrueshme. Shpresojmë që këtë ndjesi t’jua kemi përcjellë edhe juve, sa herë që ju kemi sjellë në vëmendje pjesë nga natyra dhe bukuritë e saj.
Duke dashur të jemi në koherencë të plotë me stinën, me shijet tuaja, me atë që do të ishte më e përshtatshme për t’u vizituar ne një perudhë të caktuar të vitit, kemi dëshirë t’ju rekomandojmë një itinerar fare të veçantë, i cili në vetvete mbart një përvojë e kënaqësi që nuk mund ta merrni askund tjetër, ndonëse është pjesë e një udhëtimi shumë më të gjatë.
Ajo që do t’ju ofrojmë këtë herë, është një shëtitje e mrekullueshme në itinerarin ujor Koman-Fierzë, ose anasjelltas, përgjatë liqeneve artificiale të krijuara prej ndërtimit të hidrocentraleve të veriut të Shqipërisë, që përveçse na mbajnë gjallë nga ana ekonomike, na dhurojnë edhe një copëz të vyer në mozaikun të turizmit natyror shqiptar. Do të jetë një përvojë unike përshkimi i këtij segmenti ujor, dhe ajo mund të përjetohet vetëm në këtë zonë të Shqipërisë.
Liqenet e Fierzës dhe Komanit përdoren rëndom edhe për transport udhëtarësh me traget, por nëse ky udhëtim shfrytëzohet për turizëm, ai kthehet në një shëtitje të paharruar. Ju do të mbeteni pa fjalë nga natyra e mrekullueshme, shpatet e veshura me gjelbërim, thyerjet që krijon uji kur futet nëpër shkëmbinjtë që dikur ishin shpate luginash e sot janë kthyer në fjorde mahnitëse.
Ndoshta për banorët vendas që e përshkojnë çdo ditë këtë rrugë dhe janë mësuar me panoramat e shpateve të maleve, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë, por për të gjithë ju që nuk keni patur asnjëherë rastin ta vizitoni këtë zonë të mrekullueshme, dijeni se keni humbur vërtet një përvojë të paharrueshme.
Liqeni i Komanit, i cili ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrës, është formuar nga ujëmbledhësi i lumit Drin, ku është ngritur Hidrocentrali i Komanit me 600 mijë kë/orë. Liqeni ka sipërfaqe 12 km 2 , gjatësi 34.5 km dhe gjerësi 50-60 m. Rreth liqenit lartësohen male të pyllëzuara me lartësi 1000-1200 m mbi nivelin e detit. Ky rajon, veç vlerës turistike, ruan edhe vlera historike. Aty pranë ndodhet fshati Koman, ku është zbuluar një varrezë e shekullit 6-8 e.j., e cila lidhet me kulturën e shoqërisë së hershme shqiptare. Mungesa e një organizimi, qoftë prej autoriteteve lokale, qoftë prej agjencive turistike, e ka lënë krejtësisht në hije shfrytëzimin turistik të kësaj zone me potenciale të fuqishme, që po të shfrytëzoheshin edhe në mënyrë të pjesshme, do të ndikonin drejtpërdrejt në të ardhurat ekonomike të të gjithë zonës.
Për t’i ardhur në ndihmë turistëve e vendasve, janë vënë në funksionim mjete lundrimi për pasagjerë, makina e mallra. Çdo ditë (rreth orës 10) trageti Koman-Fierzë-Koman, ofron udhëtime në kushte shumë të mira, që lehtësojnë lëvizjen e popullsisë së kësaj zone e të udhëtarëve që duan të shkojnë në veri të vendit. Në traget mund të gjeni edhe shërbimin e barit dhe ushqim të shpejtë.
Natyra e mrekullueshme do t’ju lërë mbresa të thella e ju do të doni që udhëtimi juaj të mos mbarojë. Në fakt janë rreth 40 km magjepsëse që për rreth 3 orë, që do t’ju lënë me aparat fotografik në dorë.
Do të duhej të përshkruanim hollësisht çdo detaj, një copëz gjelbërimi të zhytur në ujë, një gji të vogël që shfaqet papritmas, një kep që del pak më matanë, të gjelbrën mbresëlënëse të ujit, pasqyrimin e natyrës që ju gjatë të gjithë kohës e shihni të dyzuar, e shumë gjëra të vogla, që në të veçantën e tyre, përbëjnë të përbashkëtën e mahnitshme.
Asgjë nuk ka të krahasuar me përvojën e jetuar, dhe ne jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se përshkrimi ynë është thjesht një emocion i pjesshëm.
Në të vërtetë ky itinerar është vetëm një pjesë e itinerarit të udhëtimit të gjatë Tiranë-Tropojë, i cili kalon nëpër rrugën kombëtare Tiranë-Shkodër, kthen në Bushat aty ku lexoni tabelën turistike “Koman”, dhe vazhdon në Mjedë-Vau i Dejës-Koman-Fierzë (udhëtimi me traget Koman-Fierzë), pastaj vazhdohet për në Bajram Curri. Prej andej mund të zgjidhni në morinë e pafund të destinacioneve të mrekullueshme të Alpeve të Tropojës e në Valbonë (por për këtë destinacion do t’ju flasim më gjatë në një nga numrat e ardhshëm).
Objekte interesante në zonë
Veprat gjigande energjetike e Hidrocentralit të Fierzës dhe Komanit, madhështore dhe mbresëlënëse mund të vizitohen duke marrë leje paraprake nga autoritetet përkatëse. Hidrocentralet janë me të vërtetë objekte madhështore që ofrojnë supriza pa fund gjatë eksplorimit të tyre deri në 170 metra në thellësi të tokës.
Varreza që ju përmendëm pak më lart, e cila ndodhet në fshatin Koman, është një objekt me shumë interes. Është e këshillueshme që qysh në krye, të merrni informacion paraprak se kush mund t’ju shoqërojë ose t’ju tregojë rrugën për atje.
A mund të kënaqemi më shumë?
Rrugës për në Koman, ju mund të bëni një ndalesë për admiruar liqenin e Vaut të Dejës, i cili përveç bukurisë ju ofron edhe një mundësi për drekuar Tek Perla, nje restorant buzë liqenit që do t’ju ofrojë produktet e saj të shijshme. Ju mund edhe të planifikoni një ditë tjetër për të bërë një ekskursion në këtë liqen, i cili do t’jua mbushë krejt ditën me ajër, natyrë, madje edhe me histori.
Liqeni i Vaut të Dejës ndodhet vetëm 23 km larg Shkodrës. Ka një sipërfaqe prej 24.7 km, me thellësi maksimale 52 m, formuar nga ujëmbledhësi i lumit Drin më 1971, ku është ngritur hidrocentrali i Vaut të Dejës me 250 kë/orë. Liqeni është magjepsës për nga bukuria. Kur kalon nëpër gryka të ngushta malesh, brigje pyjesh ose dukurish interesante karsti, ndjehesh i gëzuar. Liqeni shërben edhe për transport, peshkim e turizëm. Për shkak të hidrocentralit, në mes të liqenit është formuar edhe ishulli i Shurdhahut ose ishulli i Sardës, në zonën e të cilit në mesjetë sundonte dinastia e Dukagjinëve. Edhe sot ju mund të shikoni aty rrënojat e kishës së dikurshme dhe murin rrethues të fortesës.
Për ata që duan të vazhdojnë më tej
Udhëtiminga Tirana në drejtim të Tropojës, zgjat afërsisht tetë orë dhe sipas itinerarit që ndiqet, përshkon rrugë që kalojnë në tokë dhe në liqen. Itinerari më i përdorur dhe më i zakonshëm, është ai që fillon në Tiranë, kalon në Fushë-Krujë, Lezhë, nga Vau i Dejës, Koman dhe më pas në liqenin me të njëjtin emër për në Fierzë e cila ndodhet vetëm 30 minuta nga kryeqendra e Tropojës, që është qyteti i Bajram Currit.
Ininerari i dytë është ai që shtrihet tërësisht në rrugë tokësore. Ky itinerar njihet ndryshe si “rruga e Qafës së Malit”. Udha vazhdon duke ndjekur drejtimin e lëvizjes së itinerarit të parë deri në Milot. Më pas rrugëtimi ndahet për të hyrë në udhën që të shpie në qytetin e Pukës, kalon aty, e me pas nga Malësia e Mirditës vazhdon në veri të vendit, pranë Kukësit dhe ndahet në drejtim të Tropojës. Mesatarisht udhëtimi në të dy linjat, zgjat tetë orë, megjithëse itinerati i Qafës së Malit me një ecje të zakonshme mesatare prej 80 kilometra në orë, mund të përfundojë shtatë orë pas nisjes në Tiranë në rast se ndalesat rrugës nuk janë të gjata.
Nisja e furgonëve që transportojnë udhëtarët, për të dy itineraret bëhet në ora 05:00 të mëngjesit në Tiranë ndërsa grumbullimi i pasagjerëve fillon 20 minuta më herët. Stacioni i nisjes ndodhet në rrugën mes Parlamentit të Shqipërisë, Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe selisë së Partisë Demokratike. Aktualisht bileta e udhëtimit me furgon për të dy itineraret kushton 1200 lekë të reja. Gjatë rrugës ekzistojnë mundësi të ndryshme për ndalesa dhe për pushim ndërsa në qytetet kryesore ku kalon itinerari, udhëtarët mund të ushqehen në restorante apo të konsumojnë diçka për të pirë dhe për tu çlodhur.
Udhëtimi me traget, kushton 400 lekë për person dhe më pas vazhdojnë udhëtimin deri në Fierzë, ku furgona të tjerë presin këta pasagjerë në kalatën e nisjes, për t’i transportuar drejt qytetit Bajram Curri sapo zbresin nga trageti.
Makinat private duhet të paguajnë një tarifë në traget, sipas madhësisë së makinës, e cila për veturat shkon deri në 4000 lekë të reja, për fuoristradat apo makinat “familjare” deri në 5000 lekë të reja.
Çfarë tjetër nuk duhet të humbni
Sapo merrni kthesën e Bushatit dhe futeni në segmentin që ju çon në drejtim të Komanit, pregatituni për të parë dy pika pushimi shumë interesante, të cilat mund t’i shfrytëzoni qoftë për një kafe, qoftë për të ngrënë.
Tetë kilometra nga rruga kryesore, aty ku kthen për në Shkodër, ndodhet një kompleks shumë i këndshëm, një oaz i rrethuar nga uji dhe gjelbërimi, ndërtuar me gurë shpellash e një arkitekturë interesante, ku mund edhe të pushoni në viletat prej druri. Eshtë Kompleksi Turistik Dea.
Pasi vazhdoni drejt Vaut të Dejës, sapo kaloni urën e Mjedës, do të shikoni në të majtën tuaj një mullar të madh kashte, i cili në të vërtetë nuk është një mullar i thjeshtë por një bar restorant në formën e mullarit, pajisur me ambiente shumë të këndshme çlodheje, që zgjon interesin e kureshtarëve që kalojnë nëpër këtë rrugë.
Ky itinerar interesant, përveçse ju mban të lidhur me natyrën, ju çon drejt një destinacioni me degëzime të pafund, që shkojnë në Pukë, në Kukës, në Tropojë e Valbonë, e nëse doni, edhe në krejt veriun e Shqipërisë.
Nëse jeni të dhënë pas aventurës, duhet të qëndroni në shoqërinë tonë, edhe për numrat e ardhshëm.

Nessun commento:
Posta un commento