11 settembre 2012

“Eposi i Kreshnikëve”, nuk do të mbrohet nga UNESCO

“Eposi i Kreshnikëve”, nuk do të mbrohet nga UNESCOTIRANË 11 Shtator 2012 - 15:23- Pas mosmarrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës “Eposi i Kreshnikëve" nuk të mbrohet nga UNESCO, për të paktën tre vjet.
Puna për hartimin e dosjes së Eposit për në UNESCO është pezulluar, ndërkohë që afati i fundit i dorëzimit të saj ishte marsi i këtij viti. Muaj më parë, kur u shpall grupi i punës që do të plotësonte dosjen, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi tha se dosja do të shkonte në UNESCO duke aplikuar sëbashku me Kosovën. Kjo e fundit nuk është anëtare e OKB-se ndaj nuk i lejohet aplikimi. Sipas specialistëve Eposi i Kreshnikëve i përket edhe Kosovës edhe Shqipërisë dhe puna studimore për të është kryer edhe nga të dy vëndet. Nuk është e drejtë të aplikohet vetëm nga Shqipëria, ndaj aplikimi do të bëhet bashkë me Kosovën.

Domosdoshmëria e përfshirjes së Kosovës në këtë nismë bëri që grupi i punës mos të funksionojë më dhe “Eposi i Kreshnikëve” të ngelet jashtë mbrojtjes së UNESCO, të paktën për tre vjet. Grupi i punës, i ngritur rreth një vit më parë, përbëhej nga studiuesi Zymer Neziri nga Kosova, studiuesi Shaban Sinani, Agron Xhangolli dhe Gjovalin Shkurtaj si përfaqësues të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Olsi Lafe si drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në MTKRS dhe Esat Ruka, si drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike.

Eposi i Kreshnikëve është një epos legjendar i përbërë nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet jane: Malësia e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si Pejë, Gjakovë, Prizren, Decan, Rahovec etj
(e.m/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate