
Mbyllja e sezonit veror, lë si gjithmonë nga pas gjurmët e saj të pashlyeshme ku përgjithësisht shqiptarët (është e vështirë të mendosh se të huajt mund të bëjnë diçka të tillë), kontribuojnë vullnetarisht dhe me shumë dëshirë. Me siguri secili prej pushuesve ka marrë me vete kujtime të bukura, e i ka lënë si dhuratë natyrës grumbuj me plehra, me të cilat ajo nuk di ç’të bëjë, për shkak se nuk është një material që mund ta asimilojë me kalimin e stinëve.
Gjiret e plazheve, rruginat e vogla, brigjet e
fshehur dhe ata të pafshehur, janë mbushur thuajse plot me mbeturina,
duke ofruar një pamje të shëmtuar për ata pak pushues që kanë zgjedhur
të shojijnë e të çlodhen në ditët e para të shtatorit. Vit pas viti,
shqiptarët po tregojnë se nuk kanë shumë dëshirë të “vetëdisiplinohen”
për të mos e dhunuar natyrën ose ambientin publik, duke e konsideruar si
pronë e askujt. Sipas të gjitha gjasave, sezoni I ardhshëm veror, do
t’i gjejë bashkitë e komunat me llërë përveshur, duke pastruar plazhet
nga mbeturinat e një viti më parë, dhe ato që do të grumbullohen nëpër
plazhe përgjatë tri stinëve të tjera. travel http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/lajme/item/mbyllet-sezoni-veror-shqiptaret-serish-pisanjose
Nessun commento:
Posta un commento