18 settembre 2012

Këtë fundjavë Tirana feston bashke me qytetaret e saja.

Tirana Festival – EnglishTirana Festival

TiranaFest është levizje mbarëqytetare për të mirën dhe transformimin e Tiranës.

TIRANË- Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë pret ditën e shtunë dhe të diel, “Tirana Fest”, një festë të madhe qytetare, që ofron aktivitete dhe argëtim për të gjithë kryeqytetasit.

Gjatë dy ditëve të këtij aktiviteti, i cili fillon të shtunën, datë 22 shtator, në orën 09:00, ndërsa të dielën, datë 23 shtator, hapet në orën 14:00, këngëtarë dhe muzikantë shqiptar dhe të huaj nga SHBA dhe Britania e Madhe do të japin koncerte live. Ndër të tjera pritet të ketë edhe aktivitete me sporte ekstreme, lojra për fëmijë, etj.


Për adhuruesit e sporteve ekstreme do të ketë shfaqje me motorë, MBX dhe skateboard, gjatë të cilave do të ekzekutohen numra mbresëlënës. Sportistët e këtyre sporteve do të ndërveprojnë me spektatorët duke treguar historitë e tyre për të pranishmit.
 http://tiranafest.com/


Të shtunën dhe të dielën, të vegjëlit do të gjejnë shumë argëtim e aktivitete.

Fëmijët mund të lëshohen tek kështjellat e fryra, të krijojnë kryevepra artizanale, të pikturojnë fytyrat e tyre, dhe shume e shumë të tjera. Të gjitha lojrat janë FALAS!

Programi
E shtunë, 22 shtator
Orari Aktiviteti Përshkrim
09:00 – 13:00 Festival për fëmijë Lyerje fytyrash, kështjella ajri, lojra në grup e shumë të tjera!
17:00 – 18:00 Sporte Extreme Motorra, BMX dhe Skateboard
18:00 – 23:00 Shfaqja kryesore Muzikë “Live” dhe lajm i mirë – Luis Palaun
E dielë, 23 shtator
Orari Aktiviteti Përshkrim
14:00 – 17:00 Festival për fëmijë Lyerje fytyrash, kështjella ajri, lojra në grup e shumë të tjera!
17:00 – 18:00 Sporte Extreme Motorra, BMX dhe Skateboard
18:00 – 23:00 Shfaqja kryesore Muzikë “Live” dhe lajm i mirë – Luis Palaun


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate