Mund
të zgjidhni Thethin, Voskopojën, Dardhën apo Razmën. E nëse jeni të
pasionuar pas sportit të skive mund të merrni shërbime nga profesionistë
në ture si në malin e Jezercës apo Korabit. Zgjedhja është e juaja
Institucionet promovuese të turizmit
shqiptar thonë se janë bërë përmirësime në infrastrukturën e disa zonave
malore, ndërkohë që me ligj garantohen lehtësi fiskale, si përjashtimi
nga taksat për tetë vjet për çdo investim që kryhet për këtë qëllim Dëborë, ski, shëtitje në mal, gatime tradicionale mund të jenë një
zgjedhje për pushime dimri. E nëse jeni në mëdyshje për destinacionin që
do të zgjidhni, Shqipërinë apo vendet fqinje si Maqedonia e Mali i Zi,
atëherë kjo nuk është thjesht çështje buxheti. Paketat turistike së
fundmi janë bërë joshëse, me çmime ekonomike, për shkak edhe të krizës
ekonomike që po bëhet më e ashpër.
Fqinjët kanë rritur agresivitetin dhe lufta për ofertat “low cost” është e fortë. Vetëm pak ditë më parë, Maqedonia prezantoi për shqiptarët një fushatë marketingu joshëse.
Por turizmi dimëror vendas nuk duhet të bëjë llogari me konkurrencën që vjen nga jashtë, pasi në të vërtetë ajo është inekzistente. Ekspertët dhe operatorët e tregut flasin për turizëm që është në fillesa,
që nuk ka një produkt të mirëfilltë, që zhvillohet në mënyrë individuale dhe që pothuajse nuk promovohet. Nga ana tjetër, institucionet promovuese të turizmit shqiptar thonë se janë bërë përmirësime në infrastrukturën e disa zonave malore,
ndërkohë që me ligj garantohen lehtësi fiskale, si përjashtimi nga taksat për tetë vjet për çdo investim që kryhet për këtë qëllim.
Fqinjët kanë rritur agresivitetin dhe lufta për ofertat “low cost” është e fortë. Vetëm pak ditë më parë, Maqedonia prezantoi për shqiptarët një fushatë marketingu joshëse.
Por turizmi dimëror vendas nuk duhet të bëjë llogari me konkurrencën që vjen nga jashtë, pasi në të vërtetë ajo është inekzistente. Ekspertët dhe operatorët e tregut flasin për turizëm që është në fillesa,
që nuk ka një produkt të mirëfilltë, që zhvillohet në mënyrë individuale dhe që pothuajse nuk promovohet. Nga ana tjetër, institucionet promovuese të turizmit shqiptar thonë se janë bërë përmirësime në infrastrukturën e disa zonave malore,
ndërkohë që me ligj garantohen lehtësi fiskale, si përjashtimi nga taksat për tetë vjet për çdo investim që kryhet për këtë qëllim.
Këto nuk janë problemet e vetme, pasi është edhe ai i mungesës së statistikave për këtë segment turistik.
Nuk dihet se sa është numri i vizitorëve që
shfrytëzojnë destinacionet dimërore që ofron jo vetëm natyra, por edhe
biznesi privat në Shqipëri.
Ajo që mund të themi me siguri është se
alternativat argëtuese nuk mungojnë, madje i gjeni me çmime ekonomike.
Tropoja mund të jetë një prej destinacioneve.
Një person mund të kalojë natën në një dhomë alpine me 15 euro, me ngrohje me dru dhe ushqim tërësisht bio.
Promovim rastësor
Kur i pyet ekspertët dhe operatorët
turistë për tendencat që do të ketë turizmi dimëror këtë vit, ata thonë
se ky lloj turizmi është në hapat e parë dhe është aq sporadik sa që nuk
mund të flitet për një produkt të kristalizuar,
mbi të cilin mund të bëhen studime rreth
efekteve që mund të kenë faktorë të ndryshëm mbi të. Drejtori i
agjencisë “Albania Holidays”, njëkohësisht ekspert i fushës së turizmit,
përmend si destinacione kryesore të turizmit malor,
ku ka disa zhvillime dhe investime të
bizneseve private, Voskopojën, Dardhën, Llogoranë, Thethin, Valbonën,
Razmën dhe malin e Dajtit. Në këto zona, thotë ai, ofrohet kryesisht
vetëm thjesht akomodim dhe ushqim.
“Edhe
këto struktura vuajnë nga sëmundja e hershme e turizmit shqiptar që
është mungesa e argëtimit brenda dhe përreth qendrës. Mungojnë lehtësitë
e nevojshme si pishinat e mbyllura ato të turizmit të shëndetit, si
xhakuzi, banjat turke, sauna,
wellnes, ambientet sportive, ato të kalimit
të kohës së lirë si skitë, bowling, fusha tenisi, minigolfe, bilardo
etj. Të gjitha këto do ta plotësonin këtë produkt, do ta bënin më
konkurrues me alternativat e tjera turistike në vend, por edhe me
produktet e ngjashme në rajon”, thotë z. Gërxhani.
Në Shqipëri, akomodimi në struktura që
ofrojnë turizëm malor ka çmime të ndryshme në varësi të investimeve që
janë bërë. Një njeri mund të gjejë çmime shumë ekonomike (20 euro fjetja
dhe mëngjesi i përfshirë) nëse zgjedh të qëndrojë në shtëpitë e
banorëve vendas (guesthouse), si në Theth,
Valbonë,
Voskopojë. Pak më i shtrenjtë (dy-trefish më të larta çmimet) nëse
zgjedh hotelet që ofrojnë shërbime cilësore në Dardhë, Razëm apo
Llogora. Drejtuesi i agjencisë “Albania Holidays”, thotë se ky lloj
turizmi preferohet kryesisht nga vendasit,
për shkak se ky produkt ka ende nevojë që
të plotësohet, për të qenë konkurrues me vendet e tjera të rajonit. Ai
ka nevojë edhe për shumë marketing që të bëhet i njohur.
“Ka përmirësime në infrastrukturë në disa
zona, siç është rruga e Voskopojës, Valbonës (e cila është hapur, por
nuk është asfaltuar), ajo e Razmës dhe e Llogorasë, por është e
nevojshme që këto rrugë të ngrihen në standardet perëndimore
(sepse ato përdoren më shumë gjatë dimrit,
kur edhe kushtet atmosferike janë më të vështira) dhe mbi të gjitha të
hapen dhe shtrohen rrugët që të çojnë në destinacionet e tjera të bukura
të vendit, si në Lurë, Vermosh, mali i Tomorit në Skrapar, Përmet etj.
Por
ne ende nuk kemi investuar në pista skish. Shteti duhet të luajë rol
shumë të rëndësishëm në stimulimin e këtyre investimeve, por edhe në
promovimin tek investitorët që shprehin interes në këtë fushë”, thotë z.
Gërxhani.
E në këto kushte, vështirë të thuhet se po konkurrojmë me vendet fqinje, deri-diku ndoshta vetëm me çmimin.
Vendet fqinje ofrojnë jo vetëm turizmin
malor të relaksit me të gjitha facilitetet, por edhe atë malor aktiv, ku
mbizotëron turizmi i bardhë apo ai i skive.
Turizmi shqiptar promovohet shumë pak në
përgjithësi dhe pa një strategji të caktuar, kurse turizmi malor si
produkt i ri edhe më pak. “Qeveria nisi të vlerësojë këtë turizëm me
nismën që mori për të hequr të gjitha taksat, për ata që do të
investojnë në turizmin malor.
Mendoj se e mira kryesore e kësaj lëvizjeje
ishte thjesht sjellja në vëmendje e rëndësisë që ka zhvillimi i këtij
turizmi te ne, ku dy të tretat e sipërfaqes janë zonë malore”, thotë
drejtuesi i kësaj agjencie. Për ekspertin e turizmit zhvillimi i këtij
segmenti me anë të stimujve fiskalë,
por pa përgatitur më parë një strategji (ku
të përcaktohet qartë se çfarë dhe si duhet të zhvillohet) mund të ketë
efekte negative, siç mund të jetë zhvillimi kaotik që ka ndodhur në
zonat bregdetare.
Të huajt, më shumë turizëm dimëror
Prezenca e disa hoteleve “endemike”, si në
Razëm, Voskopojë, Dardhë, Llogora etj., është e ulët për ta përkufizuar
këtë si turizëm dimëror shqiptar. Drejtuesi i agjencisë “Outdoor
Albania”,
Gent Mati, thotë se shqiptarët për të bërë
turizëm dimëror preferojnë vendet fqinje. Gjatë muajve të dimrit, kjo
agjenci organizon ekspedita ski-alpinizmi që fillojnë me çmime nga 400
euro në javë dhe ekskursione ditore me raketa dëbore
(snow-shoes) me nisje nga Tirana, duke filluar nga 25 euro dita.
Sipas Genc Matit, ski-alpinizmi ushtrohet
ekskluzivisht nga të huajt, pasi nevojitet teknikë, material dhe përvojë
e jashtëzakonshme për këtë lloj aktiviteti disi ekstrem. Në
ekskursionet me raketa dëbore, mund të marrë pjesë kushdo, ndaj
vizitorët vendas dominojnë.
Infrastruktura në këto zona ku numërohen vetëm disa nisma private në hoteleri, thotë z. Mati, nuk ka pësuar ndryshime.
Krahasimi me vendet fqinje si Maqedonia apo
Kosova është pothuajse i pamundur e po kështu, mund të thuhet edhe për
konkurrencën. “Secili nga vendet fqinje me Shqipërinë, përfshi edhe
Kosovën ka mbi dy qendra skish të pajisur me infrastrukturë të plotë,
si
në hoteleri ashtu dhe në impiante. Për të mos folur më pas për një
traditë turizmi dimëror të vërtetë, mbi 30-vjeçare, e konsoliduar
tashmë. Prej vitesh ne nuk konkurrojmë, por vetëm furnizojmë fqinjët me
klientë dhe të ardhura”.
Për Gent Matin, nëse flasim për turizëm
dimëror në Shqipëri, në të vërtetë bëhet fjalë për restorante dhe
hotele, që sigurojnë ngrohje dhe kushte për të pritur klientë dhe gjatë
dimrit.
Por sipas tij, ky nuk është turizmi dimëror i ditëve të sotme, kur pushimet duhet të jenë të larmishme dhe dinamike.
“Nevojiten projekte të mëdha për ngritjen e
stacioneve të mirëfillta të skive, që do të mundësonin ekzistencën e
turizmit dimëror në Shqipëri me standarde europiane. Pavarësisht
mungesës së tyre ne vazhdojmë të promovojmë malet shqiptare brenda dhe
jashtë vendit”,
thotë drejtuesi i “Outdoor Albania”. Gjatë
këtij dimri, kjo agjenci do të realizojë një takim ndërkombëtar për
skiatorë ekstremë në Valbonë, “V-FREE” (Valbona Free Ride Experience),
duke nisur edhe nga kërkesat në rritje për ekspedita në alpet tona.
Për një produkt të përbashkët
Teksa operatorët e turizmit flasin për një
turizëm malor që është kryesisht sporadik, institucionet që merren me
promovimin e kësaj fushe flasin për potenciale të pashfrytëzuara dhe për
masa që po merren për nxitjen e tij.
Për Agjencinë Kombëtare të Turizmit,
Shqipëria ofron një sërë mundësish për të shfrytëzuar këtë lloj turizmi
dhe vit pas viti, situata ka ndryshuar në favor. Sipas drejtuesve të
institucionit, infrastruktura është përmirësuar,
në disa zona rrugët janë rehabilituar dhe
kjo ka ndihmuar në shkurtimin e distancave. Një tjetër avantazh që ata
rendisin është edhe vendimi që ka marrë qeveria për të lehtësuar nga
barra fiskale investimet në zonat malore,
duke i përjashtuar nga taksat për tetë
vitet e para. Për drejtuesit e AKT-së, Shqipëria po synon të ofrojë një
sezon turist të shtrirë gjatë gjithë vitit dhe kjo po garantohet edhe
nga disa avantazhe.
Infrastruktura që është duke u përmirësuar
(rehabilitimi i rrugëve, furnizimi me energji elektrike e ujë) po krijon
destinacione të reja, që nuk ishin të arritshme më parë. Nga ana
tjetër, thonë drejtuesit e AKT-së, përjashtimi nga taksat krijon
avantazhe konkurruese për investime të reja,
jo vetëm nga banorët lokalë, por edhe të
huajt. Avantazh tjetër është diversiteti natyror, ushqimi bio, traditat
dhe zakonet që i bëjnë të dallueshme zonat malore, destinacione të tilla
si Valbona, Thethi, Dardha, Voskopoja, Kukësi, Razma, Këlcyra etj.
Pozita gjeografike që ka vendi jep
mundësinë e arritjeve të destinacioneve në kohë të shkurtër. Nga ana
tjetër, ne konkurrojmë, thonë drejtuesit e AKT-së me çmime të favorshme.
Akomodimi, ushqimi dhe transporti kanë kosto të ulët për turistët. Por
krahas këtyre avantazheve,
Shqipëria nuk mund të konkurrojë dot e
vetme përballë shteteve fqinje që gëzojnë jo vetëm përvojën e gjatë, por
edhe infrastrukturë moderne dhe cilësore.
Për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, rajoni
po bashkëpunon duke konkurruar. Kjo nënkupton se një turisti të huaj,
me anë të projekteve konkrete, i mundësohet qëndrimi disaditor, në
destinacione të ndryshme rajonale, në mënyrë që ai të përftojë vizita të
efektshme
dhe të njihet me kultura dhe shërbime të
ndryshme. Ajo që pranohet edhe nga zyrtarët është se mungesa e
investimeve të natyrës së turizmit malor, si qendrat e skive apo
resortet, po bëhen shqetësim për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij
turizmi.
Një guidë dimërore
Përhapja e gjerë e peizazheve malore, të
cilat zënë dy të tretat e sipërfaqes së vendit, bën që të ofrohen
mundësi të shumta për veprimtari turistike, të cilat zhvillohen në këto
zona.
Zona kryesore për zhvillimin e sporteve
dimërore është pika malore e Voskopojës, në Korçë. Këtu gjendet “pista e
skive” ku zhvillohen edhe garat e kampionatit kombëtar. Një pistë
tjetër është edhe ajo e Bigellit në Bonoshticë.
Sportet dimërore mund të zhvillohen në zona
si Razma, Boga, Thethi, Shishtaveci, Grabova, Dardha, Biza etj.
Trekingu dhe ngjitjet malore zhvillohen kryesisht në vargun e Çikës, por
edhe në zonën e Kurveleshit.
Itinerari më interesant do të ishte
Dukat-Tërbaç-Vranisht-Kuç-Kudhës-Qeparo. Për këtë lloj aktiviteti mund
të shfrytëzoni edhe pika të tilla si Vermoshi, Thethi, Razma, Boga,
Valbona etj. Mali i Tomorit i shtrirë në rrethet e Beratit dhe
Skraparit, Vithkuqi, Voskopoja, Drenova në Rrethin e Korçës, Guri i
Kamjes në Rrethin e Pogradecit, Llogoraja në Rrethin e Vlorës, Korabi e
Radomira në Rrethin e Dibrës, Gjinari në Rrethin e Elbasanit, lugina e
Drinos në zonën e Dropullit në Rrethin e Gjirokastrës, itinerari
Borsh-Zhulat që përshkon Kurveleshin etj.
Në lumenjtë dhe përrenjtë e shumtë malorë,
peshkimi sportiv është një kënaqësi më vete. Zonat më të përshtatshme me
bukuri natyrore për këtë lloj aktiviteti janë lugina e Valbonës, përroi
i Thethit, lumi i Shalës në Alpet Shqiptare, lugina e sipërme e Vjosës
etj.
Aktivitet tjetër argëtues janë biçikletat malore, të cilat mund të zhvillohen në zonën e Alpeve (Theth, Vermosh) etj.
Rajoni
Kur të gjithë janë duke vuajtur efektet e
krizës ekonomike, shtetet fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia po rrisin
përpjekjet për të thithur sa më shumë turistë, me paketa ekonomike.
Për muajt e dimrit, parashikohet që të
huajt të shpenzojnë mbi 200,000 net qëndrime. Shteti fqinj verior,
numëron 32 hotele në resortet e skive, të cilat kanë kapacitet të
akomodojnë mbi 2,000 persona.
Përgjatë bregdetit, numri i hoteleve llogaritet në 65, me kapacitet mbi 8,000 persona.
Tur për ski
Periudha më e përshtatshme për të ushtruar
këtë sport është nga muaji nëntor deri në prill. Një itinerar interesant
që ju sugjerohet për të bërë ski ose për të rrëshqitur me raketa dëbore
do të ishte në malet e pjesës veriore të Shqipërisë:
Revista Monitor
Rrethinat e malit të Jezercës (2,625 metra)
Rrethinat në Valbonë
Maja e Rosit (2,524 metra)
Mali i Korabit (2,751 metra)
maja më e lartë në Shqipëri
Në Jug të Shqipërisë
Mali i Tomorit (2,416 metra)
Mali Nemërçka (2,489 metra)
Mali Ostrovica (2,383 metra)
Nga Elona BEDALLI
Nessun commento:
Posta un commento