
"Monumente ose objekte kulti dhe site arkeologjike të këtij karakteri ne kemi shumë pak rreth e përqark Tiranës. Sot ne kemi katër monumente kaq të rëndësishme që janë në mbrojtje, kanë statusin e monumentit në vrojtim dhe pasi të kalojë ky status, brenda gjashtë mujorit që parashikon ligji ne do bëjmë evidentimin e gjithë vlerave, demarkimin e zonës dhe pastaj përshkrimet përkatëse historike"- tha Arbër Kadia, drejtor i Monumenteve të Tiranës.
Kohët fundit rrënojat e kishave të cilat janë njohur edhe më parë nga banorët e zonës, kanë qënë vazhdimisht synim i personave të ndryshëm të cilët kanë kërkuar thesare. Gërmimet shkatërruese kanë dëmtuar edhe mbetjet e eshtrave të varrezës pranë kishës.
Kryetari i Komunës Kashar Besnik Fuçia ka marë përsipër jo vetëm ruajtjen e gjurmëve arkeologjike, por edhe kthimin një sit të mirfilltë turistik.
"Detyrimi jonë si komunë është që të suportojmë projektin I cili si fazë të parë parashikon pastrimin, rrethimin dhe më pas bashkë me Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës të vazhdojmë investimet që do të duhen edhe për gërmime të mëtejshme dhe për gjëra të kësaj natyre"- tha Fuçia.
Siti arkeologjik nuk ka ekzistuar më parë në hartat e arkeologëve, por studimi i tij pritet të japë më shumë detaje mbi popullimin e hershëm të zonës.
Aurela Papadhima
Nessun commento:
Posta un commento