Unioni i Operatorëve Turistikë Shqiptarë është një organizatë jo
qeveritare e jo fitimprurëse, që përmbledh sot mbi 80 agjenci turistike
të liçensuara nga Ministria e Turizmit dhe transportues turistikë të
çertifikuar nga Ministria e Transporteve. Ajo është njohur nga Gjykata e
rrethit Tiranë me vendimin e saj, Nr. 1280, datë 23.02.2005.
Qëllimi dhe objektivat e veprimtarisë së kësaj organizate, janë që të mbrojë interesat e operatorëve turistikë shqiptarë konform rregullave dhe ligjeve të shtetit shqiptar, të koordinojë veprimtaritë promocionale, të bashkërendojë inisiativa të menaxhimit turistik, të krijojë lidhje e partneritete me partnerë ndërkombëtarë, të hartojë e zbatojë projekte të zhvillimit turistik, të luftojë piraterinë turistike, të prezantojë jashtë vendit imazhin e bukur të vendit tonë.
Unioni i Operatorëve Turistikë është një strukturë aktive dhe e organizuar me të gjitha hallkat e saj drejtuese në të gjithë Shqipërinë, është një organizatë në nivelin e Dhomës së Turizmit Shqiptar, si dhe është dhe do të jetë një partner korrekt dhe serioz me të gjithë institucionet shtetërore dhe organizatat partnere e donatore, në zbatimin dhe implementimin e projekteve të ndryshme për zhvillimin e turizmit shqiptar.
2. Të luftojë kontrabandën turistike që ushtrohet nga agjenci të paliçensuara dhe "sekserë udhëtimesh", duke koordinuar më mirë veprimtaritë e saj me MKRS e Turizmit, Drejtorinë e Policisë, Drejtorinë e Tatimeve e struktura të tjera shtetërore.
3. Të ndërtojë sistemin e informacionit të ndërsjellë mes anëtarëve të unionit dhe të raportohet rregullisht në instancat përkatëse shtetërore për lëvizjet turistike brenda dhe jashtë shtetit.
4. Të koordinojë e ndihmojë veprimtaritë promocionale të operatorëve turistikë të përfshirë në këtë union.
5. Të sugjerojë e të ndikojë në ruajtjen e politikave të çmimeve dhe të ofertave turistike në tregun turistik për operimet brenda dhe jashtë shtetit.
6. Ti paraprijë zhvillimit turistik shqiptar me studime, përgjithësime, konferenca, trajnime, duke krijuar edhe institucionet e saj për të realizuar këto qëllime. Qendra për studimin dhe zhvillimin turistik shqiptar do të jetë institucion i këtij Unioni.
7. Të bashkërendojë inisiativa të menaxhimit turistik në rang grupimesh brenda unionit, në shkallë unioni apo më gjerë, duke ndërmarrë nisma në funksion të zhvillimit turistik edhe me institucione shtetërore, shoqata ambjentaliste, artistike, kulturore, organe vendore, etj.
8. Të hartojë projekte në fushën e zhvillimit turistik shqiptar, duke bashkërenduar e kooperuar me organizata të tjera shqiptare apo të huaja, për të tërhequr donacione nga donatorë të huaj apo edhe nga ata shqiptarë.
9. Të krijojë lidhje, partneritete e bashkëpunime me operatorë të tjerë turistikë të rajonit të Ballkanit, të Evropës apo të Botës, për të marrë e dhënë eksperiencë të ndërsjelltë.
10. Të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare të operatorëve turistikë të rajonit të Ballkanit, të Evropës dhe të Botës dhe të reklamojë e ekspozojë arritjet e turizmit shqiptar, në veçanti atë të Unionit Turistik Shqiptar.
11. Të marrë pjesë rregullisht në Panairet Ndërkombëtare të Turizmit, duke marrë stenda të përbashkëta të ekspozimit dhe të hapë çdo vit Panairin Shqiptar të Zhvillimit të Turizmit.
12. Të ngrejë e të zhvillojë mjetet e promocionit dhe të propagandës së shkruar, si; buletinë, gazeta, revista të Turizmit Shqiptar dhe ti botojë rregullisht ato. Gazeta dhe Revista "Turizmi Shqiptar", do të jenë organe të përditshme dhe periodike të Unionit Turistik Shqiptar.
13. Të ndërmarrë e iniciojë nisma ligjore për organet vendimmarrëse shtetërore për të disiplinuar e rregulluar me akte ligjore e nënligjore hyrjet e daljet e turistëve në Shqipëri, në funksion të ndërtimit të rregullave të ndershme të lojës së ekonomisë së tregut në fushën e turizmit.
14. Të insistojë pranë ambasadave të akredituara në vendin tonë për liberalizimin e dhënies së vizave për grupet turistike të organizuara nga agjensitë turistike të liçensuara nga MTKRS.
2. Këshilli Drejtues i përbërë nga 17 anëtarë të UOTSH, zgjidhet nga Konferenca e Përgjithshme e Anëtarëve njëherë në tre vjet.
3. Komisioni i Auditimit të Shoqatës prej 5 vetash, zgjidhet nga Konferenca e Përgjithshme e Anëtarëve njëherë në tre vjet.

- Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë së shoqatës:

- Organet drejtuese të UOTSH:
2. Këshilli Drejtues i përbërë nga 17 anëtarë të UOTSH, zgjidhet nga Konferenca e Përgjithshme e Anëtarëve njëherë në tre vjet.
3. Komisioni i Auditimit të Shoqatës prej 5 vetash, zgjidhet nga Konferenca e Përgjithshme e Anëtarëve njëherë në tre vjet.
Unioni i Operatorëve Turistik Shqiptar
|
Qyteti: Tiranë
|
Adresa: Blv.Dëshmorët e Kombit, ngjitur Veve Center
|
Tel: 00355 4 2 225 063 / 69 23 94 929
|
Fax: 00355 4 2 225 063
|
Email: unioni_turistik@yahoo.com
|
Web: www.sondortravel.com
|
Nessun commento:
Posta un commento