Written by Flora Xhemani
on Monday, 03 September 2012.
Në një reliev të mahnitshëm ku harmonizohen bukur, dielli, rëra, deti, pylli, klima e detaje të tjera të mrekullueshme të listës së gjatë që do të dëshironte me gjithë zemër një turist i huaj apo vendas. Divjaka si destinacion turistik ndodhet rreth 25 km larg Lushnjes, pikërisht në pjesën veriore të saj. Nëse jeni duke udhëtuar përgjatë itinerarit veri-jug, ju duhet të ktheni për në Divjakë, në kthesën e rrethrrumbullakut të Rrogozhinës, 25 km para se të shkoni në Lushnje.
Në një reliev të mahnitshëm ku harmonizohen bukur, dielli, rëra, deti, pylli, klima e detaje të tjera të mrekullueshme të listës së gjatë që do të dëshironte me gjithë zemër një turist i huaj apo vendas. Divjaka si destinacion turistik ndodhet rreth 25 km larg Lushnjes, pikërisht në pjesën veriore të saj. Nëse jeni duke udhëtuar përgjatë itinerarit veri-jug, ju duhet të ktheni për në Divjakë, në kthesën e rrethrrumbullakut të Rrogozhinës, 25 km para se të shkoni në Lushnje.
Ajo që ju ofron Divjaka, është qetësi dhe komoditet, ushqim natyral e i shëndetshëm e mbi të gjitha pushime shumë të përshtatshme për familjarë. Gjithashtu do të shijoni një nga parqet kombëtare më të mëdha të Shqipërisë, me pisha 80-vjeçare, që shtrihet në sipërfaqen prej rreth 5000 ha, brënda së cilës galon një faunë e pasur dhe laguna më e madhe në vend, ku mund të vizitoni pelikanin kaçurrel, i vetmi i këtij lloji në Europë. Divjaka është një qytezë interesante me objekte të reja, ose të rikonstruktuara, me rrugë të asfaltuara, të gjelbëruara, dhe të ndriçuara që të japin përshtypje sikur je në një qytet të madh dhe jo në qytezën që dikur ka qenë fshat . Vija bregdetare e plazhit është rreth 23 km të gjatë dhe gjerësi 80-90 m. Divjaka është një plazh masiv që frekuentohet nga e gjithë zona e Myzeqesë dhe pjesa tjetër e Shqipërisë. E gjithë infrastruktura e ngritur, është përpjekur të respektojë ambientin duke mos prekur florën dhe faunën e pasur të pyllit të larmishëm. Për sa i përket shërbimeve turistike hoteliere, në Divjakë do të gjeni hotele mikpritës dhe restorante me kuzhinë të shijshme shqiptare. Para se të hyni në pyllin e pafund, ju pret një hotel i standarteve bashkëkohore. Në brendësi të pyllit, ju presin hotele të vegjël e të shumtë, restorante të fshehur mes pishave e buzë detit, e sigurisht struktura më masive e pushimeve, që ndodhet në qendër të Parkut Kombëtar. Të gjitha restorantet e pyllit të Divjakës ju ofrojnë pa dyshim kuzhinën e pasur të detit e të lagunës, ku dominon peshku dhe ngjala, duke mos lënë pas edhe mishin e viçit dhe zogjtë e shumtë. Vera e përgatitur në mënyrë artizanale dhe jo industriale, do të shoqërojë pjatat e shijshme të kuzhinës popullore, duke mos lënë pas garniturat e shumta me perimet e freskëta të stinës. Por edhe kuzhinën internacionale ku dominon ajo italiane dhe greke mund ta shijoni në Divjakë. Për të plotësuar të gjitha shijet, pjatat e shumta të këtyre kuzhinave janë padyshim të pranishme në menu. Sigurisht për ata që kanë sadopak informacion për Divjakën, është shumë i njohur restoranti më popullor jo vetëm i asaj zone, Ali Kali. Ju këshillojmë të mos largoheni nga Divjaka pa kthyer njëherë atje. Do të largoheni me mbresa. Gjithashtu në hyrje të pyllit të Divjakës ndodhet edhe një restorant i vogël, mjaft i këndshëm që quhet Te Oxhaku dhe që ju ofron pa diskutim produkte natyrale, të frekësta, kafshë dhe shpendë të egër, zogj fshati dhe gatime tradicionale kryesisht në furrë dhe në zgarë. Pijet e bëra vetë ( verë dhe raki) ia shtojnë më shumë shijen ushqimit natyral që do të konsumoni.
http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/destinacione/item/divjaka-harmonizimi-i-diellit-reres-detit-dhe-pyllit
Pa dyshim e tere Divjaka eshte e bukur,perfshire bregdetin,pyllin e virgjer dhe lokalet modeste sidomos restorant " Ben RRudha" Ju sugjeroj te shkoni sa me pare atje.Ka sherbim,ambjent dhe ushqim te mrekullueshem.
RispondiElimina