07 settembre 2012

Nëntori i 2-të' me titra anglisht për 100 vjetorin e pavarësisë

TIRANE- Filmi shqiptar realizuar në vitin 1982 “Nëntori i dytë” ka filluar tashmë të restaurohet nga “Colorlab Film” në Rockville, SHBA. Sipas faqes zyrtare të “The Albanian Cinema Project” (“Projekti i kinemasë shqiptare), në bashkëpunim me Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit kjo do të jetë hera e parë që filmit “Nëntori i dytë” që do të ketë një audiencë ndërkombëtare falë përkthimit me titra në gjuhën angleze.

Filmi i restauruan do të shfaqet më pas në edicionin e parë të “Festivalit të Arkivave” që do të mbahet në 7-9 dhjetor të këtij viti në Seattle, të Amerikës. Ky projekt, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë do të restaurojë edhe disa filma të tjerë me qëllimi ruajtjen e filmave të vjetër shqiptar dhe njohjen e tyre nga publiku i huaj.
(e.m/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate