17 settembre 2012

Cirku kombëtar çel sezonin artistik me Shfaqen e pare qe titullohet "mbreteria magjike" per 2012-2013

Cirku kombëtar çel sezonin artistikTIRANË 17 Shtator 2012 - 11:54 - Cirku Kombëtar çeli këtë fundjavë sezonin e ri artistik me një shfaqje që përmbledh numrat më të mirë të repertorit, ndër vite.

“Mbretëria magjike” titullohet shfaqja e parë e Cirkut Kombëtar, që çeli kështu shfaqjen e parë në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturë, Rinisë dhe Sporteve. Pjesëmarrës në shfaqje ishin artistët më të mirë të Cirkut Kombëtar, grupi Classic Boys nga "X-factor Albania" dhe grupi i koreografit Llaqi Nako. Humor nga Met Selimi, xhonglime, vertikale, numra me kafshë, plastikë si dhe numra kllounate janë pjesë e “Mbretërisë magjike” që do të shfaqet fundjavave në arenën e Cirkut Kombëtar.

Sipas Drejtorit të Cirkut Kombëtar Kristi Bello institucioni që ai drejton shumë shpejt do të vijë më një premierë të jashtëzakonshme në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, pa lënë mënjanë dhe shfaqjet çdo fundjavë për publikun e kryeqytetit dhe më gjerë.

Drejtori Bello deklaroi se synimi i cirkut është që të kthejë vëmendjen e publikut drejt cirkut dhe për këtë do të punohet me rritjen e cilësisë së shfaqjeve dhe kushteve teknike. Buxheti për këtë gjashtëmujor i cirkut është 5 milionë lekë për vendosjen e shfaqjeve të reja, ndërkohë që sipas Bellos edhe rrogat e artistëve me marrjen statusit kombëtar janë dyfishuar.

Dikur Cirku i Metropolit, nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, vetëm pak muaj më parë morri statusin e Cirku Kombëtar nën varësi të MTKRS-së.
Cirku Kombëtar u krijua në vitin 1952, si bërthamë e parë pranë Estradës së Tiranës. Studio e cirkut u arrit vetëm në vitin 1977, ku u përgatitën elementët brenda trupës profesioniste, që e kanë ushqyer trupën e cirkut me elementë të rinj.
(e.m/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate