26 settembre 2012

Sezoni turistik- lufta e operatorëve për ekzistencë - VS - Turizmi shqiptar në rrugën e zhvillimit

on Tuesday, 25 September 2012. Posted in Editorial
strategjia e turizmit është akoma vite dritë larg projektimit e jo më realizimit të saj për turizmin shqiptar.
Albanian Travel Magazine - We Make You Dream Holidays Vasil Bedini
Jemi drejt fundit të sezonit turistik të 2012-ës dhe themi se ne operatorët turistikë mund t’i bëjmë një pasqyrë vetes sonë dhe situatës turistike pa pritur që të mbarojnë edhe këto dy javë, të cilat nuk është se do të sjellin me vete ndonjë mrekulli me ndikim të drejtpërdrejtë të në të gjithë sezonin. Jemi edhe të ndërgjegjshëm që nën ndikimin e krizës botërore nuk mund të prisnim ndonjë bum, pavarësisht deklaratave dhe pritshmërive për fluks të paparë turistësh. Por ama kemi plotësisht të drejtë të shprehim pakënaqësinë tonë të thellë e tashmë të përvitshme për problemet e mëdha sidomos lokale, që vazhdon të vuajë turizmi shqiptar, sidomos ai bregdetar. Vlora dhe Saranda si dy qytetet më të preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj vazhdojnë të vuajnë neglizhencën totale të strukturave lokale dhe qendrore. 
Sektori i turizmit vazhdon i vetëm në përpjekje maksimale që t`u ofrojë pushuesve kushte komode dhe shërbim cilësor, por a mjafton një dhomë komode dhe një restorant me ushqim të mirë për të bërë turizëm? A mundë të konkurojmë shtetet fqinjë që në sezon janë totalisht të përkushtuar ndaj turistëve?  A mos vallë atje paguhen taksat për të hequr mbeturinat dhe këtu jo? A mos vallë atje paguhen taksa për trasportin publik dhe këtu jo? Po shërbimi mjekësor, mjetet e lundrimit e shumë probleme të tjera që nuk kanë fund tek ne? Përkundrazi, ndodh e  kundërta,  ne paguajmë 2 -3 herë më shumë se kolegët tanë jashtë kufijve, duke patur një taksë fjetjeje që është më e larta në rajon, plot 20%. Një gjë është e sigurtë; pa operatorët privatë nuk do të kishte turizëm në asnjë pjesë të bregdetit por edhe të të gjithë vendit.  Jugu i Shqipërisë me përpjekje dhe luftë ka arritur të ketë emër dhe jo luftë me fqinjët për konkurencë por luftë me strukturat lokale që dhe pas 20 vitesh nuk e kanë një plan dhe një projekt konkret për zhvillimin e turizmit, pasi  vazhdojnë ndërtimet pa kriter dhe shkatërimi i bregdetit me gurë dhe kioska..Është e qartë se strategjia e turizmit është akoma vite dritë larg projektimit e jo më realizimit të saj për turizmin shqiptar. Por mund të bëhen me vullnet të mirë e pak ndërgjegje politike dhe qytetare (referuar qeverisë por edhe konsumatorit) shumë gjëra që ta nxjerrin turizmin shqiptar nga gracka e binomit krevat-shezllon, dhe ta çojnë drejt organizimit të turizmit të vërtetë, me ture, aktivitete, ambiente të bukura që duhen mbrojtur e respektuar edhe jashtë litarit privat e sidomos me taksa normale e të përballueshme, që do të hiqnin qafe njëherë e mirë apartamentizimin e turizmit dhe do të çonin lekë në arkën e shtetit por edhe të biznesit shqiptar gjithashtu. 
Mare nga AlbaniaTravel.info http://www.albaniantravel.info/AlbanianTravel/editorial/item/sezoni-turistik-lufta-e-operatoreve-per-ekzistence

Por ja cfare u tha ne SIMPOZIUMIN ; Turizmi shqiptar në rrugën e zhvillimit
Aldo Bumçi: Turizmi shqiptar në rrugën e zhvillimit
slide_im_simpoziumi_aghroturizmiNë kuadër të Panairit të Agrobiznesit dhe Turizmit 2012, u diskutua sot, në një simpozium, zhvillimi i turizmit Shqiptar, arritjet dhe objektivat.
Pjesëmarrësit në këtë Simpozium janë MTKRS, USAID, Shoqata Shqiptare e Turizmit ( ATA), Unioni i Operatorëve Turistik (UOTSH), GIZ, AKT, përfaqësues të qarqeve dhe njësive vendore, etj.
I pranishëm në simpoziumin, “Turizmi Shqiptar në Rrugën e Zhvillimit”, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, bëri me dije se nga  të dhënat e fundit statistikore për periudhën janar-gusht 2012 rezulton se në Shqipëri kanë hyrë 524.983 vizitorë të huaj, 25 % më shumë krahasuar me këtë periudhë në vitin 2011-të. Aktualisht janë regjistruar 752 njësi akomodimi me një kapacitet prej 25.000 shtretërish. Turizmi familjar, përfshin rreth 15.000 shtretër. Numri në total i shtretërve arrin në 40.000. Gjithashtu ka 250 agjenci udhëtimi aktive në sektorin e turizmit, tha ministri Bumçi.
Ministri i Turizmit tha gjithashtu se si asnjëherë tjetër Shqipëria ka pasur vëmendjen e agjensive dhe mediave më prestigjoze të botës duke përmendur faktin se gjatë vitit 2011 vendi ynë u klasifikua nga revista prestigjioze LONELY PLANET, në 10 vendet më të mira (Top 10) për t’u vizituar gjatë vitit 2011. Revista të tjera prestigjioze si “The Guardian” Antena + në Francë e kanë evidentuar Shqipërinë si “sekretin e fundit “ në Mesdhe. Ndërsa një nga revistat dhe guidat turistike më të njohura në Shtetet e Bashkuara e quajtur Frommer’s, së fundmi ka publikuar një listë me destinacionet më të mira në të gjithë botën për tu vizituar në vitin 2012. Sipas kësaj renditje, Frommer’s vendos në vend të parë të listës, Shqipërinë, duke e përcaktuar vendin tonë si vendin më të mirë për tu vizituar në vitin 2012.
Sipas ministrit, aktualisht MTKRS është në fazën e pregatitjes së Strategjisë së re Sektoriale të Turizmit 2013-2020. Objektivi kryesor i këtij dokumenti do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit nëpërmjet një Plani Kombëtar të Zhvillimit të Turizmit i cili do të integrojë kujdesin për mjedisin, ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shfrytëzimin gjithëkohor të burimeve turistike në të gjithë vendin.

Hartimi i Planit është një proçes gjithëpërfshirës dhe komunikues, i shoqëruar nga një plan veprimesh të zbatueshëm dhe të qartë, me përgjegjësi të përcaktuara, afate kohore, buxhet dhe monitorim të vazhdueshëm, shtoi ndër të tjera Z. Bumçi.

Qeveria shqiptare me  përfundimin e projekteve madhore në infrastrukturë, do të fillojë të promovojë fuqishëm sektorin e turizmit,  tha në fund të fjalës së tij ministri.
Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri, Z. Jim Barnhart tha se për një turizëm të qëndrueshëm duhet fokusuar edhe në zhvillimin e bizneseve turistike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit, etj. 
Në lidhje me zhvillimin e turizmit në Shqipëri foli gjatë simpoziumit edhe Drejtori i Programit të Zhvillimit Ekonomik, GIZ, Z. Helmut Mueller Glodde, Znj. Matilda Naço, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Turizmit (ATA) si dhe Z. Sadik Malaj, Kryetar i Unionit të  Operatorëve Turistik (UOTSH).
Sipas të dhënave të publikuara për Shqipërinë nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve (ËTTC), kontributi direkt i turizmit në PPB gjatë vitit 2011 ishte në vlerë monetare 81.4 miliard lekë ose në përqindje 6.1% e totalit të PBB, ndërsa kontributi total i turizmit në ekonomi në vlerë monetare 287.9 miliard lekë ose në përqindje 21.7% të PPB-së.mare ngahttp://www.mtkrs.gov.al/web/Aldo_Bumci_Turizmi_shqiptar_ne_rrugen_e_zhvillimit_1160_1.php

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate