13 settembre 2012

Tour ne Valbona & Theth me pakete turistike 4 Ditë " Destinacionet Valbone, Qafe Valbone, Theth " me Sondor Travel & Tours .... Tour in Valbona & Theth tour package 4 Days "Destinations Valbone, Qafe Valbone, Theth" Sondor Travel & Tours

Itinerari
Eskursion Turistik 4 ditor ne VALBONE-THETH ( me 3 nete fjetje, nje ne Valbone  dhe dy nete ne Theth)
sondor_logoAgjensia “SONDOR Travel & Tours” ju pershendet dhe ofron programin turistik 4 ditor me atraksione te vecanta ne Alpet e Veriut, ne Koman, ne Valbone, ne Theth etj. Vajtja do te behet me tragetin e linjes Koman-Fierze dhe kthimi behet nga Thethi ne Shkoder-Tirane
DITA E PARE: Nisja nga Tirana ora 06.00 nga sheshi mbrapa Muzeut Historik, me autobuz
► Udhetimi me tragetin e linjes Koman - Fierze.
► Nje ndalese per vizite ne kullat e Mic Sokolit dhe Konferences se Bujanit
► Ndalese dhe dreke ne B.Curri, ne Restorant Jezerca ( Opsionale ).
► Vizita panoramike ne Shtrejt, ne Klysyre, ne Dragobi, ne Kika, liqeni Quku i Valbones etj.
► Akomodimi ne Kompleksin turistik “Burimet e Valbones” Fusha e Gjese-Valbone
► Darka dhe Fjetja ne Valbone.
DITA E DYTE: Mengjesi ne Valbone.
► Eskursioni vazhdon ne kembe ne forme pikniku ne drejtim te Thethit nga fshati Rragam ne zemer te Alpeve,
► Keshillojme nje pushim ne burimet e Valbones, nje pushim tek guri i madh ne Lugun e Valit dhe nje pushim per te bere foto ne Qafen e Valbones qe komunikon me Thethin.
► Bejme zbritjen nga livadhet e Bregut te Bubes, pastaj nga lagjia Gjelaj zbresim ne lumin e Thethit, per tu ngjitur ne lagjen Gjecaj ne Theth.
►  Akomodimi ne Theth ne Bujtinen e Mehill Carkut.
► Darka dhe Fjetja ne Theth.
DITA E TRETE: Mengjesi ne Theth.
► Ekskursion ne drejtim te kataraktit te Grunasit
► Relaks, shetitje  dhe foto neper Theth
► Kthimi ne bujtinen “Carku”
► Darka dhe Fjetja ne Theth
DITA E KATERT :  Mengjesi ne Theth
► Te shoqeruar me minibuzat  lokal, nisemi nga Thethi per ne Shkoder, neper qafen e Terthores dhe zonen e Boges. Bejme  nje pushim ne Shkoder, ku marrim linjen e autobuzit per ne Tirane ku mberrijme ne mbremje, duke e mbylluar kete program aventure fantastike ne Alpet Shqiptare.

Aktivitetet

aktivitete te ndryshme

Çmimi

Per grupet turistike cmimi eshte 15 mije lek reja, ose 110 euro per person kur grupi eshte mbi 10 persona.
I. Ne Kete Program Turistik jane parashikuar :
1. Akomodimi per 3 nete ne bujtina e me sherbim gjysem pension ( darka,fjetja,mengjesi )
2. Dreka ne forme lunch-paket ne diten e dyte dhe ne diten e trete.
3. Shoqerues gjate rrugekalimit me pilot lokal per 2 dite: diten e dyte dhe diten e trete.
4. Shoqerim me kuaj ngarkese ne diten e dyte ne udhetimin me kembe nga Valbona per Theth
5. Transporti me minibus  ne diten e pare Tirane – Valbone dhe ne diten e katert  Theth –Shkoder.
II. Nuk perfshihen ne kete pakete turistike:
1. Transporti me linjen publike Shkoder - Tirane
2. Drekat ne rrugekalimet e tjera
3. Bileta e tragetit Koman - Fierze

Destinacionet
Valbone, Qafe Valbone, Theth

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate