19 settembre 2012

Gjirokastër, eshte rritet numri i vizitorëve per kete sezon me 15%

Gjirokastër, rritet numri i vizitorëveGjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit historik dhe kulturor, është vizituar sipas burimeve zyrtare të paktën 15% më shumë se vitit i kaluar që do të thotë rreth 25 mijë vizitorë.
Të dhënat i referohen zyrës së Informacionit Turistik të bashkisë dhe nuk përfaqësojnë numrin real të vizitave sepse sipas përgjegjëses së kësaj zyre Magdalena Margariti e vetmja mënyrë për të vlerësuar vizitat ngelen biletat e shitura në muze. Këtë vit turistët kanë zgjatur kohën e qëndrimit në Gjirokastër që do të thotë të ardhura për qytetin, por sipas Margaritit shërbimet kanë qenë të kufizuara vetëm në akomodim dhe ushqim ndërsa njësitë private turistike nuk ofrojnë asnjë argëtim.

Ndërkaq Zyra që grumbullon ankesat e turistëve dhe monitoron standartet e shërbimit ndaj tyre bën me dije se ankesat janë shumë të ngjashme me ato që u drejtuan vitin e kaluar, cka do të thotë se janë bërë pak përpjekje për përmirësime. I vetmi sektor që ka njohur një lloj përmirësimi pohojnë turistët është infrastruktura rrugore që shfaqet më e përmirësuar, megjithatë ata ankohen për vonesa dhe ndalesa të shepshta të mjeteve të trasportit publik cka zgjat kohën e udhëtimit të tyre.

Nga ana tjetër këtë verë është vënë re mungesë në kapacitetet njerëzore që siguruan shërbime ndaj turistëve si në hotele dhe në bare e restorante. Njëherazi ka një disproporcion të ndarjen së shërbimeve mes pjesës së vjetër dhe të re të qytetit në favor të kësaj të fundit cka nuk duket logjike për turistët.

Në Gjirokastër megjithëse pretendohet për turizëm gjithëvjetor vihet re se turizmi është plotësisht sezonal. Gjatë periudhës së verës qyteti nuk arrin të plotësojë nevojat akomoduese të fluksit turistik ndërsa në të gjitha stinët e tjera hotelet dhe restorantet rreth 15 të tilla në zonën historike vështirë se mund të justifikojnë shpenzimet dhe taksat.

Këtë vere Gjirokastra është vizituar nga një numër i madh turistësh ditorë të cilët kanë në itinerarin e vizitës së tyre rrugëtimin Korfuz-Sarandë-Butrint – Gjirokastër dhe kthimin në mbrëmje por shifra nuk është asnjëherë e qartë pasi në asnjë pikë kufitare nuk grumbullohen të dhëna mbi destinacionet që do të vizitohen nga turistët.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate